Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 30, 2020

Scroll to top

Top

1,377 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, cfare deqin ben? “Menjehere pas fjaleve te Contes, ai i lumturuar poston…”

Icardi, cfare deqin ben? “Menjehere pas fjaleve te Contes, ai i lumturuar poston…”
Inter Club Staff

Eshte e turpshme kur e mendon, se si nje ish-kapiten i Interit, aq shume i dashur nga tifozet zikalter, perfundon te kape kete nivel.

Antonio Conte ka folur diten e djeshme pas ndeshjes per “nje mungese te mbrojtjes nga ana e klubit ne drejtimin e tij dhe te skuadres”, por me sa duket, ato fjale, i kane pelqyer shume Mauro Icardit.

Ai, vetem pas disa minutash qe Conte foli, eshte futur menjehere ne instagram, dhe ka postuar nje surrat te qeshur dhe nje emoji tjeter si per te thene “ca te bejme”.

Nje tregues i qarte ky qe referimi qe ka pasur Icardi, ka qene per Interin dhe per Conten, duke pare se Icardi mesazhet e kriptuara keto kohe i ka vetem ne drejtim te Interit e kjo mbase sepse nuk eshte burre mjaftueshem sa per te folur hapur.

Edhe pse ai nuk ka bere nje referim specifik, ata qe e njohin Icardin tregojne se ai nuk e ka harruar ende shijen e hidhur te largimit nga Interi.

Por eshte e cuditshme, se si ai rri ende te shikoje intervistat e pas-ndeshjeve te Interit edhe pse pak ore me pare sapo kishte fituar nje kupe me Paris Saint Germain.

Nese ai do te ishte nje ish-kapiten i denje, duhet te kishte te pakten guximin per te folur hapur dhe per te mos vazhduar me keto sjellje femijesh.

Por mbase keto sjellje tregojne akoma me mire se sa vendim te drejte ka marre Interi per shporrjen e tij nga klubi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.