Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 30, 2020

Scroll to top

Top

1,980 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, me ne fund del ne pah arsyeja pse Interi e perjashtoi: i jane kapur mesazhe te shkembyera me Juventusin

Icardi, me ne fund del ne pah arsyeja pse Interi e perjashtoi: i jane kapur mesazhe te shkembyera me Juventusin
Inter Club Staff

Nje spy story e denje per nje film per Watergate. Mauro Icardi dhe Interi po e mbyllin shume keq raportin e tyre. 

Nese do te ndodhe kete merkato largimi apo pas dy vitesh ne tribune me parameter zero, nuk ka asnje rendesi. Duket se raporti nuk ka me asnje kthim pas.

Ne sfond eshte gjithmone ajo, Juventusi qe me levizjet e reja dhe me aleancat e reja me Romen e Petrachit po mundohet te fuse shkopinj ne gomat e bicikletes se Marottes.

Por Gazzetta dello Sport ka zbuluar sot se kush ka qene motivi i ivertete pertej problemeve me shoket e skuadres qe ka bere Interin te ndryshoje strategji mbi Icardin: me sa duket ish-kapitenit te Interit i jane kapur disa mesazhe me drejtuesit e Juventusit.

“Aksi juventin me Romen po shqeteson jo pak tratativat e Interit per Dzekon, por ne te vertete, terreni i vertete i betejes ndermjet dy klubeve eshte ai i Icardi-Dybala.”

“Paratici ka filluar flirtoje prej muajsh tashme me Mauriton dhe ato mesazhe qe i jane kapur Icardit (ne muajin maj) kane bere qe Interi dhe Zhang te ndryshoje stretegji me Icardin, pertej problemeve qe kishte me shoket e skuadres.”

“Ne fillim Interi tentoi ta rekuperonte sulmuesin, por kur drejtuesit pane mesazhet e shkembyera ndermjet Icardit dhe drejtuesit te Juventusit, Paratici, ndryshuan komplet mendim.”

“Por Marotta nuk humbi kohe dhe deklaroi publikisht se do te hidhej ne sulm per Joya nese Juventusi do te tentonte Icardin.”

Mendohet se mesazhet qe drejtuesit e Interit i kane kapur Icardit heren e dyte, ky i fundit i ka premtuar Juventusit se nese Interi nuk do i ktheje shiritin e kapitenit, ai do te beje gjithcka qe te largohet me nje cmim sa me te ulet nga Milano ne drejtim te Juventusit. Keto biseda kane ndodhur ne shkurt.

Kjo eshte pare nje forme hakmarrje nga ana e Icardit, duke zgjedhur pikerisht Juventusin per ti treguar te gjitheve se Interi ka gabuar me te duke i hequr shiritin.

Edhe sot e kesaj dite, Icardi ndihet i tradhetuar nga Interi per heqjen e shiritit sepse nuk e ka kuptuar ende se sa shume gabime ka bere ne kampin zikalter qe kane bere drejtuesit te marrin kete vendim.

Ndersa bisedat e kapura ne Janar, ai ka komunikuar me Paratici per rrogen qe mund te kishte ai tek Juventusi ne rast se do te largohej nga Interi, sepse ne ate kohe Icardi deshironte nje zgjatje kontrate dhe Wanda Nara po perdorte te gjitha menyrat per te ushtruar presion ndaj Interi. E te mos harrojme qe ai ne ate kohe ishte kapiten i skuadres.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.