Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

869 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Derby i bukur, por vlen 3 pike! Jemi duke kerkuar te qetesojme ata qe…”

Icardi: “Derby i bukur, por vlen 3 pike! Jemi duke kerkuar te qetesojme ata qe…”
Bujar Berishaj

Mauro Icardi, i intervistuar nga Sky Sport, ka folur per ndryshimin e trajnerit, dhe projektin e ri me Mancinin:

“Ka qene nje ndryshim i shpejte sepse brenda nje dite eshte larguar Mazzarri dhe ka ardhur Mancini. Ka shkuar keshtu. Ne si skuader, e them gjithmone, duhet te japim me te miren. Per fat te keq ne futboll paguajne trajneret, por ne fushe shkojme ne. Kur vjen nje i ri nuk ka idete e njejta, eshte normale. Do te nisemi nga zero, do te vihemi te gjithe ne nivelin e njejte, te gjithe se bashku.”

“Eshte nje motiv me shume per te punuar, per ata qe luajne me shume dhe per ata qe luajne me pak. Ka gjithmone dicka me shume kur nderrohet trajneri. Me Mazzarrin punonim gjithmone per te korrigjuar gjerat negative dhe te provojme te permiresohemi. Me te gjithe stafin punonim per tu permiresuar, me Mancinin bejme te njejten. Grupi duhet te jete i bashkuar ne fushe dhe jashte duhet nje ndihme e stafit.”

DERBY – “Eshte nje ndeshje speciale por eshte nje ndeshje si gjithe te tjerat, vlen 3 pike. Eshte kendveshtrimi im por eshte e vertete qe eshte nje emocion me shume. Eshte pak me shume nervoze, deshironi qe ta fitoni sepse eshte e rendesishme, eshte bukur qe ta luash, shpresojme qe edhe San Siro do te jete i bukur. Mungon pak per derbyn, dhe per ndeshjen e pare te Mancinit. Jemi duke punuar me shume si skuader sesa si individe. Po punojme ne fazen e sulmit dhe mbrojtjes, nuk kemi punuar ende individualisht. Duhet te jemi te qete dhe te arrijme tek derbi te koncentruar dhe te bejme mire. Kur je ne fushe, ajo qe ndodh, ndodh: nuk mund te ktheheni prapa.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.