Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 19, 2019

Scroll to top

Top

399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, derby i fundit? Per 15 dite do e kete vleren 110 milione. Tre skuadra friksojne me shume se Real!

Icardi, derby i fundit? Per 15 dite do e kete vleren 110 milione. Tre skuadra friksojne me shume se Real!
Inter Club Staff

Te dielen ne darke do te luhet derby ndaj Milanit por Interi do te rigjeje me ne fund Mauro Icardin, kapitenin qe me ne fund po rikthehet nga demtimi muskular.

Por ky derby, sidomos sipas Corriere della Sera, gazetes se perditshme Italiane, mund te jete derby i fundit per Icardin.

“Qendrimi i lojtarit tek Interi mund te kete gjithmone e me shume ne dyshim. Sic eshte pranuar edhe nga Wanda Nara, ai kerkohet nga shume klube europiane dhe per hir te vertetes, disa prej tyre do i paguanin 110 milione per te. Kjo klauzole do te jete e vlefshme nga 1 korriku deri ne 15 korrik per cilindo ekip qe do kerkoje sherbimet e Mauritos. Me shume se Real Madrid ne kete moment jane per tu pasur frike skuadrat angleze te Manchester United, Chelsea dhe francezet e PSG.”

“Nese ka nje shans qe Icardi te qendroje tek Interi, ai eshte i lidhur me kualifikimin ne Champions League, kompeticion qe nuk eshte luajtur kurre nga argjentinasi i cili eshte ne gare edhe per nje grumbullim me kombetaren ne Boterorin e Rusise.”

“Nese skuadra e Spallettit nuk do e kape objektivin, pritet qe keto rruge te ndahen. Me shume per motive ekonomike, sepse Interit do i duhet qe te shesi nje big per ceshtje bilanci por edhe per ceshtje sportive: ne moshen 25 vjecare mbase Icardi deshiron qe me ne fund te luaje ne Champions.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj Corriere della Sera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.