Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

986 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi dhe Perisic ne Appiano per tu rikthyer ne fushe ndaj Beneventos. Per Mirandan…

Icardi dhe Perisic ne Appiano per tu rikthyer ne fushe ndaj Beneventos. Per Mirandan…
Inter Club Staff

Sot Mauro Icardi mbush 25 vjec. Kapiteni i Interit po punon per tu rekuperuar nga demtimi muskular dhe shpreson qe te jete ne fushe te shtunen ne darke ndaj Beneventos. Demtimi ne kofshe eshte pesuar ne stervitjen perpara ndeshjes ndaj Crotones dhe duket se tashme pothujse eshte zhdukur, por eshte po aq e vertete se edhe perpara ndeshjes ndaj Genoas kishte shume optimizem per rikthimin e tij por ai as nuk ja doli te ishte as ne stol. Ne momentin e fundit u vendos qe te mos rrezikohej me kapitenin zikalter. Pavarsisht dites pushim qe u dha nga Spalletti diten e djeshme, Icardi ishte ne Pinetina per tu stervitur dhe ka zhvilluar nje pune te nderthurur ndermjet palestres dhe fushes. Ne ditet ne vazhdim – ose mbase duke filluar qe sot – ai duhet te rikthehet ne grup dhe pritet qe me perjashtim te ndonje surprize, te jete ndaj Beneventos. Me rikthimin e tij ne fushe do te jete ne kerkim edhe te golit numer 100 ne Serie A. Mauro ka shenuar 10 gola me bluzen e Sampdorias dhe 89 me bluzen e Interit ku i fundit eshte shenuar ne 5 Janar ndaj Fiorentines.

Optimizem ka gjithashtu edhe per rikthimin e Ivan Perisic, i cili ka humbur transferten e Marassit per nje demtim ne shpatull qe u pesua ndaj Bolognas ne 11 shkurt. Edhe sulmuesi kroat ishte dje ne Appiano per te bere terapi dhe nje pune te lehte ne fushe. Edhe ai ka kohe qe nuk shenon apo asiston – qe prej tripletes ndaj Chievos me sakte ne fillim dhjetori – dhe pritet te bashkohet me skuadren gjate javes. Nderkohe me pak i mundshem nje rekuperim i Mirandes i cili eshte detyruar te lere ndeshjen ndaj Bolognas per nje demtim muskular. Braziliani dje ka zhvilluar terapi dhe palester, po permiresohet por objektivi eshte te vihet ne dispozicion te Spallettit ne derbyn e 4 marsit. Kunder Beneventos, keshtu, tranjeri zikalter do i duhet te zgjedhe ndermjet Ranocchia dhe Lisandro Lopez per te qene shok reparti me Skriniar.

Icardi duke u stervitur ne Appiano Gentile.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.