Icardi dhe Ronaldo: ja krahasimi i dy lojtareve nepermjet statistikave! Bie ne sy qe Maurito ka me shume…
Corriere dello Sport ka perpiluar nje konfrontim numrash te Cristiano Ronaldo-s dhe Mauro Icardi-t qe do te ndeshen te premten ne Allianz Stadium.
Te dy kane realizuar 11 gola sezonale dhe titulli i fituar si golashenues i sezonit te kaluar jane statistika qe e avantazhojne kapitenin zikalter.
Mauro ka nje mesatare te golit me te mire:
Nje gol cdo 119 minuta per Icardi-n ndersa per Ronaldo-n je gol cdo 141 minuta.
Vlen per tu theksuar se Icardi ka bere tre ndeshje me pak se rivali.
Icardi godet porten me pak sesa Cristiano (3 kunder 7 mesatarja e portugezit ne ndeshje), ka nje perqindje me te mire te goditjeve drejt portes (56% kunder 52% te CR7) edhe per dribling eshte ne avantazh ndaj rivalit, qe perkundrazi e kalon argjentinasin per asist (6 kunder 2) dhe pasimeve te realizuara (86% kunder 71%).
Mauro kerkon te realizoje golin e nente ndaj Juventus-it ne karriere dhe golin e nente per kete sezon:
“Vitin e kaluar kishte realizuar 15 gola ne kete kohe te vitit por muzika ka ndryshuar.”
“Eshte gjithmone Icardi ai qe drejton grupin por Inter-i eshte nje orkester me 13 realizues te ndryshem”.
“Dhe kunder Juventus-it, Icardi do te provoje te barazoje bilancin personal ne karriere kunder Juventus-i, i ndalur ne 3 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje”.