Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

739 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Do te isha i lumtur per rinovimin. Interi eshte ekip i madh. Puscas dhe Bonazzoli…”

Icardi: “Do te isha i lumtur per rinovimin. Interi eshte ekip i madh. Puscas dhe Bonazzoli…”
Inter Club Staff

Neser do te luhet ndeshja e turit te dyte te Europa League qe do e shohe Interin ne fushe kunder Qarabag ne San Siro ne oren 21:00. Ne konferencen per shtyp te sotshme ne qendren stervitore Angelo Moratti, perkrah Mazzarrit sot ka qene edhe Maurito Icardi. Talenti argjentinas i Interit i eshte pergjigjur disa pyetjeve nga gazetaret.

Si ndihesh me shoket e repartit, sidomos me Osvaldon?

“Te luash me Osvaldon do te thote te luash me nje sulmues te madh. Ashtu eshte edhe Rodrigo. Vendos tranjeri, ne luajme mire sebashku. Eshte pare edhe ndaj Sassuolos.”

Cfare dhurate keni per tranjerin qe ka ditelindjen, sot apo te dielen kunder Fiorentines?

“Dhuraten me te bukur deshirojme tja bejme ne fund te sezonit e jo vetem per tranjerin por mbi te gjitha per veten tone.”

Cili eshte vlersimi yt per Puscas dhe Bonazzoli qe po luajne mjaft mire me Primaveren?

“Jane lojtare shume te mire, jane gati dhe kane perpara nje karriere te madhe nese vazhdojne te bejne mire si deri me sot. Ne i takojme cdo dite dhe e di qe jane gati te luajne ne nivele te medha shume shpejt.”

Ka ndonje te re nga rinovimi i kontrates?

“Jo, une nuk di gje sepse me keto gjera meret prokuratori im. Une nuk hyj fare.”

Por nese prokuratori yt te mer ne telefon dhe te thote se Interi deshiron te rinovoje kontraten, a do ishe i lumtur? Je i bindur se Interi eshte skuadra e duhur per te ardhmen tende?

“Sigurisht qe po. Cfare pyetje eshte kjo? Une kam zgjedhur Interin kur isha tek Sampdoria dhe jam shume i lumtur qe jam ketu. Eshte nje ekip shume i madh.”

Si e keni perjetuar ne dhomat e zhveshjes humbjen ndaj Cagliarit?

“E kemi perjetuar shume keq, ishim te merzitur por na duhet qe te vazhdojme te punojme me mire sec e kemi bere. Nuk ishim te perqendruar, nuk ishim mire. Nje gabim i madh i joni dhe shpresoj te mos ndodhi me dicka e tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags