Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,609 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi do te rinovoje, por kohen dhe rrogen e vendos Suning. Wanda kerkon 5 milione por…

Icardi do te rinovoje, por kohen dhe rrogen e vendos Suning. Wanda kerkon 5 milione por…
Inter Club Staff

Rikthehet situata e qete ndermjet Interit dhe Mauro Icardit. Duke pare mesazhet e dashurise te njepasnjeshme te sulmuesit zikalter qe ka publikuar ne rrjetet sociale gjate dites se djeshme, kjo gje eshte akoma me e qarte.

Rinovimi afer? Po, por kohen se kur do e vendose klubi dhe lojtarit ja ka premtuar tashme nje rritje rroge. Por gjithcka pritet te ndodhe pasi te mbaroje merkato dhe jo per te kenaqur kerkesen e Wantes, qe nga 2,6 milione ne sezon (plus 1,4 milione nga te drejtat e imazhit) kerkon 5 milione ne sezon ne dore.

Drejtuesit e rinj te skuadres i kane treguar dhe ja kane bere te qarte Icardit se rinovimi nuk do te ndodhe me keto shifra, sepse dihet qe nese Interi do i bindet lojtarit, kerkesat per rritje rroge mund te kene efektin domino, dhe mund te fillojne me keto kerkesa edhe Brozovic, Perisic e me shoke. Pavarsisht zerave qe kane qarkulluar, per momentin nuk ka asnje takim me agjentin e lojtarit ne kete moment, por ne axhenden e Interit ka vetem stervitje ne prag te ndeshjes ne Oslo ndaj Tottenham. Wanda Nara mund te kerkoje shume gjera, por Suning nuk ka ndermend ta kenaqe. Rinovimi do te ndodhe, por vetem kur ta vendose klubi dhe sipas parametrave te vendosur nga vete klubi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.