Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

704 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, duhet durim. Por «Shpata e Demokleut» rendon ne gjykimin e tij.

Icardi, duhet durim. Por «Shpata e Demokleut» rendon ne gjykimin e tij.
Ardis
  • On 23/08/2013, 13:35

Prezantim shume pak bindes derime tani per sulmuesin, me nje justifikim me shume. Mbi kritikat peshon edhe investimi i 13 milione € te klubit per ta marre.

Nuk eshte e qarte aktivizimi i tij kunder Genoas, por problemi i prezantimit te dobet kunder Citadellas nuk duket shume i rende. Jo me kot Mauro Icardi ka luajtur rregullisht stervitjet e kaluara, kur mjafton per te ushqyer nje shprese te vogel qe te shikosh emrin e tij ne listen e te grumbulluarve te Mazzarrit. Ish lojtari i Sampdorias eshte shfaqur me vonesa ne kushtet fizike te tij, por mbi te gjitha akoma me shume ne veshtiresi ne levizjet qe trajneri pret prej tij si nje pike e pare (prima punta). Deri me tani impakti i Icardit ne boten e Interit, pavaresisht qellimeve te mira, nuk eshte shume entuziaste. Eshte shume e qarte qe puna e kerkuar nga stafi atletik ne Pinzolo e ka kapur te papergatitur dhe akoma nuk po del nga kjo gjendje. Mund te qendroje justifikimi qe per disa lojtare duhet kohe perpara se te vi ne kishtet e duhura.

Ne kete para-kampionat, per sulmuesin e Rosarios ka pasur shume pak lavdi. Ne sfidat qe e rendesishme vetem nje gol kunder Hamburgut dhe nje impakt te mire kunder Real Madridit, shume pak per nje lojtar ku pritshmerite jane te larta dhe quhet pasardhes i Militos, akoma ne fazen e rekuperimit. Nder te tjera mbi koken e tij varet «Shpata e Demokleut» e investimit te ndjeshem (13 milione €) qe shoqeria ka paguar per kartonin e tij. Nje peshe qe rrezikon influencoje edhe gjykimin per te, qe per momentin duhet te shtyhet.

Qe ne moshen 20 vjec, te kalosh nga provinca ne metropol, gjithmone flasim ne gjuhen e futbollit, eshte nje hap jo pak i lehte. Atehere eshte e drejte qe te kesh durim te tepruar, nuk behet fjale per nje futbollist ekspert qe e njeh vetveten, por behet fjale per nje prototip te kampionit akoma per tu ndertuar. Nje detyre qe i eshte besuar Mazzarrit, qe mbasi e dha Cavanin nje bomber prej 63 milione €, tashme ka marre te njejten detyre mbi Icardin dhe Belfodil, te dy te rinj me prospektive. Dirigjenca zikalter ka besim tek argjentinasi, e di qe kerkohet durim dhe kete paraqitje te para nuk e shqetesojne.

Nuk eshte nje refuzim i te dy sulmuesve baby, por vullneti per te mos i dhene shume pergjegjesi te drejtojne ngjitjen e Interin ne futbollin italian duke ja mbuluar shpatullat atyre me nje koleg te repartit me ekspert ne pritje te Militos 100%. Eksperienca negative  e sezonit te kaluar, me Rocchin te vetmin sulmues ne fazen finale te kampionatit ishte shume domethenese per te ardhmen dhe do te ishte nje gabim i madh ne rast se do te ndodheshin ne te njejten situate. Nderkohe, me Palacio qe siguron nje kontribut edhe ndonjehere dyfish nga se i kerkohet, Icardi mund te vazhdoje te punoje per tu permisuar si fizikisht ashtu edhe taktikisht.

Ky lloj prezantimi i argjentinasit ne nje ndeshje te vetme nuk do ti ndryshoje mendjen shoqerise zikalter, e bindur se i ka investuar mire parate.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags