
Icardi: “E ardhmja? Dua dhe duhet te qendroj tek Interi. Me duan ne Angli? Duhet te paguajne Interin per kete. Osvaldo e Balo…”
Mauro Icardi eshte intervistuar sonte ne ‘Canale 5’ duke prekur tema te shumta dhe duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetarit. Kjo eshte intervista e tij:
E ARDHMJA – “Nese qendroj ne ngjyrat zikalter? Kam pese vjet kontrate ketu, me kane mbetur edhe tre. Mendoj se duhet te qendroj ketu. Ne cdo rast sic e kam thene edhe me pare kam agjentin tim. Pse fitoj pak? Nuk e di, duhet te pyesni agjentin tim. Ndoshta nuk eshte shume i zgjuar? Mund te jete (qesh).”
CELTIC – “U kemi dhuruar ndeshjen ne minutat e fundit.”
PREMIER LEAGUE – “Duhet te shkoj ne Angli per te fituar me shume? Fillimisht duhet te paguajne Interin.”
BARCELONA – “Nuk kam luajtur kurre ne skuadren e pare me blaugranet sepse isha i ri. Pastaj jam larguar, kam zgjedhur te luaj per Sampdorian. Tek Barcelona jane te gjithe te vegjel dhe luajne me topa per toke. Ne Itali futbolli eshte me shume fizik.”
MESSI – “E kam njohur tek Barcelona. Ka qene nje nga te paret qe me ka ftuar te luaj tek Barcelona. Pse ai vjell? Per stresin e te qenurit numri nje ne bote. Me i mire ai apo Ronaldo? Jam argjentinas, keshtu them Messi.”
TE HUAJT NE ITALI – “Nese jane te mire te luajne me topin mire se vijne edhe pse eshte e vertete qe komplikon pak shperthimin e lojtareve te akademise.”
DUELI – “Ke preferoj mes meje dhe Tevez per kombetaren e Argjentines? Tevez (qesh), eshte golashenuesi me i mire…”
SASSUOLO – “Ka qene nje episod qe tashme e kam harruar. Kemi folur me Curvan, te gjithe. Kemi kuptuar qe ka qene nje moment i veshtire. Sinqerisht jam zemeruar sepse i kisha dhene nje femije pantallonat e shkurta dhe i kane kthyer prapa.”
MOS-FESTIMI I GOLAVE – “Kemi sqaruar gjithcka me tifozet dhe ka perfunduar aty. E perserise nuk eshte proteste per rezultatet e dobeta, por per episodin e femijes ku jam zemeruar.”
OSVALDO – “Per te thene te verteten nuk kam hyre menjehere ne zhveshtore pas atij problemi. Jam ndalur per te folur me gazetaret, keshtu nuk e di se cfare ka ndodhur pastaj. Jemi pare nje dite me pas edhe ka pasur pak nervozizem.”
BALOTELLI – “Ai eshte pak me i erret (qesh). Ne realitet nuk e njoh. Nuk di te them nese jemi te ngjashem ose jo. E thone te gjithe qe eshte pak i cmendur (qesh).”
MAXI LOPEZ – “Dopieta e tij ne Europa League. Nuk me intereson.”