Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

919 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, e ardhmja eshte larg Interit: ja ideja qe ka Marotta per zevendesuesin e tij

Icardi, e ardhmja eshte larg Interit: ja ideja qe ka Marotta per zevendesuesin e tij
Inter Club Staff

Ndeshja ndaj Genoas ka shenuar rikthimin ne fushe te Mauro Icardit dhe ai neser ndaj Atalantes pritet te luaje perseri titullar, por jo cdo gje duket e zgjidhur tek Interi. 

Sipas shume zerave, thjesht ka pasur nje pakt ndermjet paleve per te vazhduar bashke deri ne fund te sezonit ku me pas rruget pritet te ndahen pas kapjes se Champions League.

Por nga ndjesia e shume mediave ne itali, e ardhmja e Icardit eshte larg Interit.

Ja cfare ka shkruar sot Corriere dello Sport: 

“Ne fund te sezonit eshte e sigurt shitja e tij nga Interi sepse ceshtja qe ai ka krijuar ka lene me te vertete shume plage nga pas.”

“Marotta, ne te gjithe procesin e riintegrimit te lojtarit nuk ka dashur qe asnje moment ta beje mediatike gjene, por kjo gje eshte bere e tille pikerisht nga Icardi dhe Wanda nepermjet postimeve neper rrjete sociale apo ne emisionet sportive ku Wanda ka marre pjese.”

“Keshtu, ka qene pikerisht kjo nje nga gjerat qe si ka pelqyer aspak Marottes por qe ka qene i detyruar ta ktheje Icardin dhe te negocioje per rikthimin e tij sepse Icardi ne kete moment eshte nje thesar per Interin (nga ana monetare).”

“Ta mbash jashte deri ne fund te sezonit do te thote te japesh mesazhin se ai do te shitet me siguri e nese ky mesazh jepet, cmimi i tij mund te ulej akoma me shume.”

“Prandaj Interi ka vendosur qe ta integroje perseri, ka bere nje pakt me te dhe me skuadren dhe ne fund te sezonit te gjithe ne rruget e tyre.”

“Nese Icardi do te shitet, eshte e sigurt blerja e nje lojtari te madh (deri me tani eshte folur shume per Paolo Dybala, por hipoteza e nje shkembimi me Juventusin duket se eshte ftohur ndjeshem kohet e fundit).”

“Gjithesesi te mos harrojme qe Interi po mendon seriozisht per Edin Dzeko nga Roma. Ai eshte mundesia me e mire qe ka Interi qe ti jape Lautaros nje shok reparti qe do e ndihmonte shume te bente fiks sulmuesin e dyte duke pare karakteristikat e boshnjakut.”

“Por nuk eshte nje cudi qe Marotta ka shume qef profilet me eksperience dhe Dzeko eshte pikerisht i tille. Atij do i shtohej edhe Godin dhe Interi do te kishte nje skuader eksperte jo vetem prapa, por edhe ne sulm.”

“Edhe pse mosha e Dzeko eshte 33 vjec, kjo gje nuk e tremb Marotten qe e shikon si profilin e duhur: kjo edhe per faktin se parate e fituara nga nje shitje e Icardit, Marotta do i perdorte shume pak per sulmin (kartoni i Dzeko do te kete vlere te ulet ne vere nese ai do te kerkoje shitjen nga Roma, duke pare kontraten qe ai ka por edhe moshen) dhe pjesen tjeter per mesfushen ku Interit i mungon nje lojtar i vertete cilesor.”

Nese gjithcka me lart del e vertete, atehere te gjitha lajmet ne javet e kaluara per Edin Dzeko i bie te kene qene jo thjesht thashetheme, por qe nje tratative konkrete ka kohe qe ekziston.

Gjithesesi priten konfirmime gjate diteve ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.