Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,479 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: E dua vetem Interin! Dua qe te shkruaj historine ketu.

Icardi: E dua vetem Interin! Dua qe te shkruaj historine ketu.
Adonis Rexha

Ne nje interviste per Futbolista Digital, Mauro Icardi flet per hapat e tij te karrieres profesionale qe e derguan ate tek Interi dhe poashtu flet edhe per planet qe ka per te ardhmen, gjithmone si zikalter:

Si po ndiheni tek Inter?

“Shume, shume mire. Jam adaptuar shume mire me ekipin dhe qytetin.”

Te ka ndihmuar grupi argjentinas qe jane ne Inter?

“Definitivish po, edhe pse kete vit nuk jemi shume. Vitin e kaluar kemi qene me shume argjentinas”

Pasi qe shperthyet me shume performanca te mira te Sampdoria, shume klube te medha ishin pas teje. Pse Interi?

“Interi eshte nje klub i madh dhe jam shume i lumtur qe jam ketu. Kane bere investime te medha per mua.”

Pse jeni larguar nga Barcelona?

“Sistemi i lojes se Barcelones nuk ishte i favorshem qe une te futem ne ekipin e pare. Ishte nje vendim i qelluar.”

Ka provuar edhe Real Madrid para Barcelones. A eshte e vertete?

“Absolutisht, vezhguesi i Realit ka folur me prinderit e mi. Zgjedhja ishte per qellime personale ne ato vite”

Do deshironit te ktheheshit ne La Liga dikur ne karrieren tuaj?

“Tani mendoj vetem per Interin, te rritem ketu dhe t’i arrijme qellimet tona.”

Ju jeni pike referimi tek Interi. Deshironi te beheni yll?

“Nuk eshte dicka qe dikush kerkon, por jam i vetedijshem qe mund te behet. Qellimi im eshte qe te jap gjithcka tek klubi im.”

Vendi i trete konkurrence e madhe. Si do ta perballoni kete rivalitet?

“Gjithmone me shume deshire dhe shume pune. Konkurrenca eshte e mire sepse gjithmone te bene qe ta japesh maksimumin dhe te fitosh mentalitet fituesi.”

E ndjeni mbeshtetjen e fansave te Interit? Te gjithe Interistat shpresat i kane tek ti…

“Eshte diqka e bukur dhe mahnitese. Jam shume mirenjohes per mbeshtetjen dhe jam i gezuar qe me vleresojne.”

Edhe klubi mbeshtetet shume tek ju, per te tashmen dhe te ardhmen. E ndjeni presionin?

“Une nuk jam tipi i lojtarit qe e ndjen presionin. Une punoj ne vazhdimesi qe te rritem me shume dhe te provoj te shenoj sa me shume gola qe eshte e mundur.”

Interi ka pasur shume argjentinas qe kane shkruar histori. Deshironi ta beni kete?

Dua qe te punoj shume cdo dite qe te permiresohem dhe te rritem. Interi eshte nje klub i madh dhe dua qe te shkruaj historine ketu.”

Batistuta, Crespo, Milito. Me ke ngjani me shume?

“Gjithmone me Batisututen. Eshte njeri nga ata me te cilet identifikohem me shume me lojen e tij , profilin dhe karakterin. I adhuroj sulmuesit e medhenj por Batistuta ka qene gjithmone idoli im.”

Cfare sheh tek Interi? Cilat jane objektivat?

“Interi eshte nje klub i madh, objektivat gjithmone jane sa me lart qe eshte e mundur. Ne jemi ne tre kompeticione dhe do te bejme te pamunduren qe te shkojme sa me larg ne te tre kompeticionet.”

Eshte e mundur qe te ngritni nje trofe ne fund te sezonit?

“Konkurrenca eshte gjithmone me e madhe. Ne punojme shume qe te arrijme objektivat tona. Te gjithe deshirojne te fitojne trofe.”

Si e pershkruani veten? Nje fans ka thene qe do te beheni sulmues i madh!

“Fansat me njohin shume mire (qesh). Do ta quaja veten sulmues i fuqishem, me kapacitet te madh golashenuesi dhe sakrifice. Nje Bomber.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags