Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

1,434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, është gjithcka gati për kontratën deri në 2019, po diskutohet për detajet. Dhe e ka kuptuar që me Mancinin…

Icardi, është gjithcka gati për kontratën deri në 2019, po diskutohet për detajet. Dhe e ka kuptuar që me Mancinin…
Rinor Sopaj

Mauro Icardi në mes të golave dhe ripërtrirjes së kontratës. Bomberi argjentinas nuk shpenzon shumë fjalë, as brenda e as jashtë fushës. Ka limituar deri në minimum përdorimin e rrjeteve social-network, edhe pse ndonjëri si Tata Martino nuk është pajtuar (“Nuk më pëlqen sjellja e tij, do të doja që të flitej për të vetëm për gjërat që lidhen me futbollin”, ka deklaruar dje trajneri i kombëtares argjentinase). Ai vazhdon të ngritë supet dhe të shënoj gola, pa u menduar fare për kontratën (“Agjenti im do të më njoftoj kur do të ketë dicka të re”, përsërit ai).

Nënshkrimi – Ajo fjalia “mungon ende shumë për të ardhur deri tek nënshkrimi i kontratës” nuk do të ndikoj në angazhimet e të dyja palëve. Kontrata është aty, ashtu e konfirmon Gazzetta dello Sport: “Tavolina tani është e hapur për një ripërtrirje të kontratës deri në vitin 2019, me një pagë të trefishuar. Por po shqyrtohen një mori detajesh dhe nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që zyrtarizimi të bëhet brenda javës”, shkruhet në gazetën e përditshme italiane.

Mancini – Pastaj, pas ripërtrirjes së kontratës, do të kuptohet se si do të veprohet, në të vërtetë, kur do të vijnë ofertat për të. “Eshtë e sigurt se sa më shumë Mauro të shënoj aq më shume rriten mundësitë që në derën e zikaltërve të “troket” një mega ofertë që do ta largonte nga Milano – vazhdon Gazzetta-. Ai po e vazhdon rrugën e tij. Edhe pse e ka kuptuar që “takimi” me Mancion është një mundësi e cila nuk bën të humbet. Sepse trajneri zikaltër me lojtarët flet pak, por di të kuptohet shumë mirë”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.