Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,082 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Eshte gjithmone Pazza Inter! E ardhmja? Ajo qe dua une eshte…”

Icardi: “Eshte gjithmone Pazza Inter! E ardhmja? Ajo qe dua une eshte…”
Bujar Berishaj

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka komentuar keshtu per mikrofonat e Rai Sport rikthimin e Interit ne Champions League:

“Sonte ka qene nje ndeshje qe e dinim qe ishte e veshtire, por e dinim qe edhe mund t’ia dilnim. Qe prej kur kemi shkuar ne Kine per turneun e dinim se mund ta arrinim Championsin, ne fund ka ardhur rezultatin qe te gjithe prisnim”.

Cfare do te bej tani Mauro Icardi?
“Objektivi im kete vit ishte te kualifikoj Interin ne Champions, e kemi bere. Per te ardhmen do te flas me klubin. E dine te gjithe qe jam tifozi i pare zikalter, jam mire ne Milano me familjen. Une dua te qendroj. Nese kam blere shtepi? Jo, vetem kam rregulluar ate qe kisha”.

Jeni ne qiellin e shtate tani qe keni arritur Championsin?
“Absolutisht po, jam ketu prej pese vite”.

Nga ajo super nisje, prisnit dicka me shume nga kampionati?
“Jo, objektivi yne ishte te shkojme ne Champions. Ndoshta tifozet prisnin dicka me shume pas asaj nisje por kampionati ka shume gjera neper te cilat duhet kaluar. Objektivin e kemi arritur, tani te shohim cfare do te blej klubi per te derguar Interin akoma me larte, me merkaton dhe gjithcka tjeter”.

Duket se Interi deshiron te jetoj cmendurisht?
“Gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te kemi vazhdimesi rezultatesh, duhet te permiresohemi ketu. Vitin tjeter do te kerkojme te permiresohemi ne kete aspekt edhe pse per nga natyra Interi eshte i cmendur”.

29 gola sezonal, mund te permiresohesh akoma?
“Sigurisht qe po, por nuk mund te ankohem. Do te flas me misterin per te permiresuar difektet e mia. Jam nje sulmues, duhet te shenoj. Dhe per momentin jam duke e bere kete”.

A eshte ky Inter i varur nga ti?
“Jo, nuk mund te thuhet kjo. Shoket punojne per mua, une shenoj. Eshte puna ime, si portieri qe duhet te mbroj. Secili prej nesh ka rolin e tij. Une duhet te finalizoj brenda zones”.

Do te ishit me mire me nje sulmues perkrah? Po sa i perket Boterorit?
“Une pershtatem, eshte trajneri ai qe vendos. Sa i perket Boterorit lista do te dal neser, une nuk di asgje. Te shohim nese do grumbullohen, nese jo do jem i qete per te nisur vitin tjeter sa me mire qe eshte e mundur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags