Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,430 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, fundi i historisë: qëndron tek Interi. Në vjeshtë ripërtërirja e kontratës!

Icardi, fundi i historisë: qëndron tek Interi. Në vjeshtë ripërtërirja e kontratës!
Rinor Sopaj

Zikaltërit e largojnë nga merkato kapitenin e tyre dhe këtë e konfirmon presidenti Thohir

Lajmi i ditës, në shtëpinë e Interit, arrin nga merkato. Vëmendje: asnjë prurje por një qartësi – Icardi është hequr nga merkato dhe këtë e konfirmoi edhe presidenti Thohir. Ka fituar Wanda Nara e cila u hodh si një luaneshë vetëm që burri i saj të ketë një rritje page. Do t’i përmbushet kërkesa edhe pse jo shumë shpejt. Gjithsesi këto janë detajet. Por përfundimi është i shkruar: bomberi argjentinas nuk lëviz nga Milano. Përvec që u shpall i pashitshëm, presidenti gjithashtu hapi dyert për një ripërtërirje të kontratës ku parashihet edhe rritja e pagës. Nuk kishte si të vepronte ndryshe pas ofertës së Napolit. Kur do të fillojë përpjekja? Jo gjatë merkatos, por premtimi i Thohir (e edhe i Suning, ‘të këshilluar’ nga vetë Moratti) vlen si një siguri. Në vjeshtë do të fillojë dialogu, në një periudhë ku Interi do t’i ketë akoma kufizimet e FPF-së edhe tek pagat e lojtarëve. Me një bonus në momentin e nënshkrimit dhe me pagën që do të impenjohej në 2017-18.

(Corriere dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.