Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,311 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Futbolli është një kënaqësi”.

Icardi: “Futbolli është një kënaqësi”.
Rinor Sopaj

Icardi, a ju pëlqen futbolli?

Epo, është një sport i cili më jep kënaqësi. Prandaj edhe e luaj dhe aq, unë nuk shikoj kurrë ndeshjet dhe nuk kam ide se çka po ndodhë në futboll

Çfarë rezultati morri Milani fundjavën e kaluar?

Nuk e përcjelli Serinë A.

Cilat skuadra arritën në gjysëmfinale të Kupës së Italisë?

Akoma më pak.

Kush është portier i Chelseat?

Epo, nuk jam dhe aq budalla.

A bëhet futbolli i mërzitshëm kur e ke edhe punë?

Jo, unë gjithmone kam qenë kështu, që nga mosha e re. Kur isha tek të rinjtë e Barcelonës jetoja shumë pranë Camp Nout, dhe në ditën kur luheshin ndeshjet unë qëndoja në dhomën time dhe shikoja filma. Dhe nuk ma merr mendja që jam i vetmi, ka shumë futbollistë që nuk duan t’ia dinë për futbollin.

Gruaja juaj, Wanda Nara, thotë se ti je një dyzet vjeçar në trupin e një 20 vjeçari.

Ajo ka të drejtë, gjithmonë ka qenë kështu. Që dhjetë vite e di se jam më i maturuar sesa mosha që kam, madje edhe nënat e shokëve thoshin kështu.
Gjithçka falë nënës sime, e cila gjithmonë më ka lënë të lirë ta gjej rrugen time, dhe e kuptova që jeta nuk është “Disneyland”.

Në YouTube është një dokumentar ku shtjellon jetën tënde ne Gran Canaria me familjen tuaj, dhe gjendjen e vështirë ekonomike në Argjentinë. Aty është një profesor që thote: “Mauro është një djalosh i zellshëm, serioz, punëtor”.

Është e vërtet. Unë kisha të gjitha nënta ose dhjeta në të gjitha lëndët. Nëna imë më shtynte që të mësoj dhe unë e dëgjoja”

Dhe si të duket pozicionimi në listën e “bad boy”-ëve në futboll, gjithmonë je aty diku në mes?

Mos më pyesni mua, ashtu siç nuk e pyes unë veten. është diçka që as nuk më bën të ndjehem mirë e as keq.

Pse lojtarët ndonjëherë e humbin kontrollin?

Sepse është adrenalina të cilën futbolli ta jep. Nëse je i inatosur dhe plot energji…mund ta humbësh mendjen. Ne jemi ata që duhet marrë shembull, e kuptoj atë, por jemi njerëz dhe ndonjëherë bëjmë gabime.

“Icardi nuk duhet të luaj, jam i nevrikosur”, kush e tha këtë?

Maradona, për shkak të ngjarjeve që ndodhën me Maxi Lopëz, pas një ndeshje që u organizua nga papa.

A të lënduan këto fjalë?

Jo aspak. E dija çfarë mendon dhe unë megjithatë shkova atje. kur i dëgjova fjalët e tij fillova të qesh.

Për çfarë ke uri në jetë?

Uria nuk është për mua. E kam një ambicie: të bëjë mirë në futboll, të kem një jetë të qetë dhe të lumtur.

Kush janë të palumtur?

Ata që i dëgjojnë të tjerët.

Po ti i ke dëgjuar?

Unë kurrë nuk e kam dëgjuar askënd. Dhe jam shumë i lumtur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.