Icardi: “Goli? Ju gazetaret flisni me shume se sa duhet. Rinovimi? Mund t’ju them vetem se…”
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka folur per Sky Sport ne fund te ndeshjes ku zikalterit fituan 2-1 ndaj Fiorentines.
Keto kane qene fjalet e tij:
Eshte e drejte te thuash se Interi eshte bere me pak “e rritur”?
“Kete nuk e di, por po punojme per tu permiresuar. Sot i kemi lejuar shume fushe kundershtareve. Ata kane pasur shume mundesi, duhet te permiresohemi tek kjo. E gjithe skuadra duhet te permiresohet ne fazen mbrojtese. Duhet te vazhdojme te punojme. Ne sulm kemi kualitetet per te bere me mire.”
Vetem sot goli i pare ne kte Serie A: e ndjeje presionin?
“Rrjetet sociale dhe gazetat flasin pak me shume se sa duhet. Kam 120 gol mbi shpine une, nuk jam i shqetesuar per kete: isha i qete.”
Kontrata dhe rinovimi i saj?
“Cdo vit e njejta gje. Perseri me te njejten gje. Une jam i qete, vazhdoj te bej punen time. Klubi dhe gruaja ime flasin per keto gjera. Nese ka dicka per tu firmosur do te firmoset dhe pike.”
Fitorja e sotme?
“Ne jemi Interi dhe duhet te zbresim ne fushe gjithmone per te fituar. Ne fund te vitit duhet te jemi me patjeter tek 4 vendet e para.”
Keshtu e ka mbyllur intervisten e tij Mauro Icardi perpara se te drejtohej drejt tunelit te San Siros.