Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

523 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi hedh helm kunder Interit, por e verteta eshte ndryshe. Corriere: “Kur u largua nga Milano…”

Icardi hedh helm kunder Interit, por e verteta eshte ndryshe. Corriere: “Kur u largua nga Milano…”
Inter Club Staff

Nuk kane kaluar pa krijuar jo pak zhurme fjalet e Mauro Icardit te thena dje ne France ne nje interviste per nje media lokale.

Ish-sulmuesi zikalter ka folur per deshiren e madhe per te fituar trofe me Paris Saint-Germain ku nuk ka lene pa permendur edhe kohen tek Interi qe ka qene pa trofe duke hedhur helm ne nje fare menyre ndaj ish-skuadres se tij ku ka qene edhe kapiten.

Mbase tek ai eshte ende nje plage e hapur se si Interi e largoi komplet kunder deshires se tij, dhe kjo e shtyn qe te beje deklarata te caktuara.

Pikerisht per kete aspekt eshte ndalur te flase Corriere dello Sport, e cila eshte e bindur se ne fjalet e Icardit fshihet nje copez zili dhe inat per ate qe ka ndodhur ne shkurtin e 2019 e me pas.

“Por diferenca, eshte se keto deklarata vijne menjehere pasi Paris Saint Germain ka blere perfundimisht Mauriton, duke investuar 50 milione menjehere dhe me mundesine per te paguar 8 milione euro te tjera ne formen e nje bonusi.”

“Gjithesesi, per te kuptuar se pse Icardi i thote ato fjale vetem sepse ka inate te vjetra me Interin, nuk duhet cuar kujtesa shume larg.”

“Te gjithe e dine se ai u largua nga Interi totalisht kunder deshires se tij sepse nese nuk do te ishte bindur nga Wanda dhe agjentet se duhet te largohej, ai ishte i gatshem qe te digjte edhe karrieren e tij vetem e vetem te qendronte ne Milano.”

“Keshtu, helmi i leshuar prej tij nuk eshte gje tjeter vecese vrer nga inati i lojtarit qe nuk ka pasur si qellim aspak te largohej nga Interi, klub ku trajtohej si nje mbret, por qe ai e shkeli me kembe kete mundesi me sjelljet e tij jashte fushe dhe sidomos me sjelljet e gruas se tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.