Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

433 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Inter, je skuadra ime! Se shpejti do te jemi aty ku e meritojme. E ardhmja, Rusia dhe Sampaoli…”

Icardi: “Inter, je skuadra ime! Se shpejti do te jemi aty ku e meritojme. E ardhmja, Rusia dhe Sampaoli…”
Bujar Berishaj

Pak dite nga sfida e madhe kunder Juventus, Mauro Icardi ka dhene nje interviste te gjate per gazeten argjentinase Ole.

Te shumta temat e prekura, nga ambiciet e Interit per fundin e sezonit dhe ato personale, me nje veshtrim, natyrisht, nga Boterori i Rusise 2018. Duke nisur nga me shume se 100 golat e shenuara me fanellen zikalter:

Cfare do te thote per ty te arrish kete objektiv?
“Jam i lumtur qe jam pjese e historise se nje klubi te madh si Interi. Per mua eshte nje nder, dicka qe nuk do e imagjinoja kurre. Nuk eshte e lehte te arrish keta numra ne Itali, por falenderoj te gjithe shoket e mi qe e kane bere te mundur kete”.

Si jeni bere kapiten i Interit kaq i ri?
“Gjithcka ka ndodhur pak nga pak, por eshte produkt i punes sime ne klub dhe me skuadren. Edhe per ate qe jap dhe ndjej per kete fanelle”.

Pas disa sezonesh ku Interi nuk ka luftuar per objektiva te medha, kete sezon po lufton per CHL. Si e sheh?
“Ndoshta me pare gjerat nuk kane shkuar sic ishin parapare, por jam gjithmone shume optimist dhe jam i sigurt qe Interi do te jete aty ku e meriton shume shpejt”.

Ne cdo merkato, emri yt lidhet me klubet me te rendesishme te Europes. Cfare ndjenje eshte?
“Eshte e bukur kur vleresohesh dhe mendoj qe eshte dicka qe ka ardhur pas rritjes sime. Per kete merren parasysh edhe rezultatet personale, si per shembull te merresh ne konsiderate nga klubet tjera te medha”.

Pse keni vendosur te qendroni te Interi?
“Interi ka qene dhe eshte gjithmone skuadra ime. Kur isha femije luaja gjithmone me Interin ne Playstation. Ky eshte motivi per te cilin kam ndjere qe duhet te vazhdoj akoma ketu”.

Nuk te trondit aspak fakti qe te duan Real Madrid dhe Chelsea?
“Jam i qete dhe gjithmone i perqendruar te objektivat e mi dhe te skuadres. E ardhmja nuk mund te zbulohet. Keshtu, gezoj te tashmen dhe kerkoj te jap me te miren”.

Wanda ka thene se te sheh ne Milano per shume vite. Ka mundesi qe te vazhdoni te Interi?
“Sic kam thene, nuk mund te njohesh sot te ardhmen. E tashmja ime eshte ketu, ku kemi shtepine tone, shoket, nje jete”.

Cfare do te thote per ty fakti qe ke arritur rekordin personal te golave ne vitin e Boterorit?
“Nuk mendoj se jemi shume afer Boterorit, perqendrohem gjithmone ne ate qe bej dhe te klubi. Pastaj, puna e bere paguhet dhe cmimet vijne”.

Nuk je ne ankth per shkak te listes?
“Nuk kam presione dhe nuk eshte se me lene mendet per kete. Jam nje prej atyre qe preferoj te pres, qe mendon se gjerat ndodhin ose jo ne baze te golave. Kjo, me pak fjale, eshte puna ime, tani ne klub dhe pastaj nese do te jete rasti, me Argjentinen”.

Disa thone qe do te mbetesh jashte, disa te shohin ne Rusi. Ti cfare provon?
“Kerkoj gjithmone te bej me te miren me klubin, sic bej qe 5 vite. Ne nje Boteror si ky do te shkojne ata qe po perjetojne momentin e tyre me te mire”.

Nuk mendon se je ne momentin e duhur, edhe per moshen, per Boterorin e pare?
“Po, mund te jete… Jam 25 vjec, kapiten i Interit qe tre vite, jam ne historine e ketij klubi me golat e mi. Dhe enderroj Boterorin, tani ose ne te ardhmen. Kam kete bindje: nese jo tani, do te jete ne te ardhmen”.

Cfare keni folur me Sampaolin ne janar?
“Kemi folur per ndjesite tona per periudhen tone me Argjentinen”.

Argjentinasit ne Itali te duan me Argjentinen?
“Po, te gjithe bashkombasit e mi me tregojne dashurine e tyre dhe deshiren per te me pare me fanellen e vendit tone”.

Po te Interi cfare te thone?
“Ndonjehere me pyesin se pse nuk grumbullohem. Ata shohin ate qe bej me Interin dhe duan te me shohin te Argjentina”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags