Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

892 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Interi eshte shtepia ime, si mund te largohem? Milanit do i hiqja vetem nje lojtar. Ndersa CR7…”

Icardi: “Interi eshte shtepia ime, si mund te largohem? Milanit do i hiqja vetem nje lojtar. Ndersa CR7…”
Ardis
  • On 18/10/2018, 16:11

Mungojne gjithmone e me pak ore nga derby dhe kapiteni i Inter-it Mauro Icardi, i intervistuar ne nje ekskluzive nga Sky Sport, shpreh ndjesite e tij per nje ndeshje qe ne te kaluaren e ka pare veten si protegonist absolut.

Sa pritshmeri keni?

“Kemi pritshmeri te larte, mbas nje periudhe perpara ndeshjeve te kombetareve nuk donim qe te ndalonte kampionati. Por jemi ne gjendje qe ta perballojme ndeshjen ne menyren me te mire te mundshme”.


Pse mund te jete nje derby ndryshe?

“Eshte nje ndeshje qe mezi e presin tifozet ne kete qytet. Me pas nese fitojme marrim tre pike, por gjeja e rendesishme eshte te luajme nje ndeshje te madhe dhe ti japim vazhdimesi cfare kemi beri deri tani. Ne fitojme, me pas, punohet me mire”.

Ke lojtar do donit qe ti hiqnit Milanit?

“Ka lojtare te medhenj, me eksperience dhe qe luajne ne Serie A prej vitesh. Nese me duhet te zgjedh, them Higuain sepse ka realizuar shume gola. Eshte ai qe i mungonte Milan-it”.

Kush te jep me shume kenaqesi, te shenosh ndaj Milanit apo ndaj Juvesntusit?

“Jane dy ndeshje speciale, ku kam shenuar dhe kam perjetuar emocione te ndryshme. Por ne fund, goli i realizuar vlen nese fiton, kjo eshte gjeja me e rendesishme”.

E ndjen rivalitetin me Higuain apo perballja me te eshte nje stimul?

“Nuk mendoj se eshte nje rivalitet. Ai ka bere nje karriere te madhe, eshte nje sulmues i madh. Rregullat e lojes na vendosin perballe njeri-tjetrit, por une jam i qete; perpiqem te jap me te miren e mundshme.

Kush do te realizoje me shume midis teje, Higuain dhe CR7?

“Nuk me pelqen te flas ne fillim te kampionatit, une perpiqem te jap kontributin tim me pas do te shikojme ne maj”.

Tre ndeshjet e ardhshme do te jene nje “nyje” e rendesishme per Interin?

“Po, jane ndeshje te veshtira por mund ti luajme dhe te bejme performanca te medha. Nuk di te them se ku mund te arrijme, por nese fitojme ecim perpara ne menyren me te mire te mundshme”.

Mund te mposhten Milani dhe Barcelona?

“Do te luajme per kete, duam te fitojme per punen e bere deri me tani, por edhe qe ti japim kenaqesi te madhe tifozeve”.

A mund te ngushtohet diferenca me Juventusin dhe Napolin?

“Nuk di te them, di vetem qe Inter-i ka lojtare te medhenj qe vetem po permisohen. Kane shume lojtare te rinj qe jane ambjentuar shume mire dhe kjo gje do te permisohet. Juventus-i ka fituar vitet e fundit dhe e ka tashme nje baze te mire, kjo eshte pjesa e forte”.

Cfare po permison Spalletti tek ty?

“Kerkoj gjithmone te jap me te miren, te ndihmoj ne fushe duhe dhene ate qe mundem. Gjithmone kerkohet qe te permisohesh, gjithmone, te gjejme zgjidhje qe ndihmoj skuadren. Me pas kontributin tim e jap duke realizuar gola”.

Kur flitet se mund te luash me shume me topin eshte nje stimul apo keshtu do te jete Icardi sulmues?

“Kjo eshte nje gje qe kane perhapur rreth e rrotull, nuk me takon mua. Kam 7-8 vjet qe luaj ne Serie A dhe jam keshtu, kjo gje nuk do te ndryshoje menyren time te mendimit. I degjoj kritikat, gjithmone perpiqem te gjej gjera qe mund te me ndihmojne. Por Icardi qe ka luajtur ne Serie A eshte ky”.

Ti dhe Lautaro tashme jeni dyshe per kete sezon?

“E vendos trajneri. Ai po gjendet shume mire, e kam ndihmuar ne fillim; nese do te luajme bashke do te benin shume mire, sepse ka kualitet dhe eksperience pavaresisht se eshte i ri ne moshe. Ne fund te fundit perpiqemi te ndihmojme skuadren, per te hyre ne sistemin me te mire”.

Si po ecen komunikimi me Nainggolan?

“Mire, gjendemi mire. Eshte i forte dhe te luash me lojtare te forte eshte e lehte. Ne karrieren e tij e ka treguar forcen e tij, kualitetet e tij me topin. Do te permisohemi akoma me shume”.

A mendon per ndeshjen kunder Barcelones? E prisje qe te ishit me pike te plota perpara kesaj ndeshjeje?

“Une mendoj ndeshje mbas ndeshjeje, tashme eshte derby dhe jam shume i qete per kete ndeshje; me pas do te vijne te tjerat. Kemi bere nje start te madh ne Champions League, keto dy fitore na japin nje avantazh te mire per ndeshjen qe eshte te merkuren. Mund te bejme keq kundershtarit, ashtu sic beri Roma vitin e kaluar. Eshte e nevojshme qe te gjendemi ne kushtet fizike sa me te mira dhe te bejme sa me mire si skuader”.

Tripleta eshte nje objektiv i mundshem apo nje enderr? E mendon?

“Do te ishte nje enderr te perseritje ate qe kane bere ne sezonin e 2010, por mendoj se kjo gje nuk eshte ne mendjen tone. Eshte e nevojshme te besh sa me mire dhe ne fund merr shperblimin. Ate vit realizuan Tripleten, por nuk besoj se lojtaret mendonin te fitonin te treja kupat: kane bere shume mire dhe kane marre shperblimin  qe meritonin”.

Sa i kenaqur je qe klubi vendosi qe te mos ju shiste?
“Jam shume i kenaqur. Kam pasur kontakte por kam vendosur te qendroj ketu edhe per te miren e familjes sime. Kjo eshte shtepia ime, nuk mund te ikja nga ketu. Kisha endrren qe te luaja ne Champions League dhe e arrita”.

Do te kemi rinovim kontrate perpara Krishtlindjeve?
“Nuk e di nese do te vije perpara Krishtlindjeve, do te kerkojme te gjejme nje marreveshje”.

Cfare do te donit qe te realizonit ne fund te vitit?
“Do te me pelqente te fitoja dicka me Inter-in, nese gjerat behen mire shperblimi mund te vije”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.