Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

9,818 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Ja cfare ndodhi ekzaktesisht kur bera fjale me kapo Ultrasin ne transferten e Sassuolos…”

Icardi: “Ja cfare ndodhi ekzaktesisht kur bera fjale me kapo Ultrasin ne transferten e Sassuolos…”
Inter Club Staff

Bluza e hedhur ne fytyren e tifozit, ulerimat, fjalet e pista: imazhet e asaj pas-ndeshjeje Sassuolo-Inter te perfunduar 3-1 per te zotet e shtepise ne shkurt te 2015, beri xhiron e botes.

Icardi dhe Guarin te nevrikosur ne nje sherr verbal te ashper te tifozet: eshte ajo foto qe per disa jave qarkullonte si prove se dy lojtaret zikalter kishin nje frakture totale me ambjentin.

Pothuajse dy vite me pas, ne brendesi te biografise se tij “Sempre avanti”, Mauro Icardi flet me shume per kete episod: “Sapo kishte nisur pjesa e dyte, Mancini me fut ne loje ne pjesen e dyte, ne minuten e 83 bera nje gol. Shenova golin e vetem te ndeshjes qe perfundoi 3-1 per te zotet e shtepise. Isha shume i merzitur, me sakte i nevrikosur sepse luajta shume pak dhe skuadra humbi.”

Por me e keqja ne ate dite, nuk kishte ardhur akoma. “Tifozet fillojne e ulerastin: na kerkojne poshte sektorit te ultrasve. Gjej kurajon te perballem me ta sebashku me Guarin. Nderkohe qe afrohem vijne drejt meje ofendime te te gjitha llojeve. Ngjitur me rrjeten ishte nje femije i vogel qe me therriste: deshironte bluzen time. Per moshen qe kishte, mund te ishte femija im: heq bluzen edhe pantallonat dhe pse ishte teper ftohte per tja dhuruar ati vogelushi dhe ja hedh matane rrjetes. Ai shkoi direkt ne qiellin e shtate dhe une u lumturova pamase kur e pash aq te lumtur.”

Por pikerisht ne ate moment shperthen gjtihcka: “Nje kapo ultras i hidhet persiper, ja mer bluzen nga duart dhe ma hedh mbrapsht duke me ofenduar. Ne ate moment mu erren syte dhe nuk pash me asgje, do e kisha rrahur keqazi per gjestin bastard qe sapo kishte bere. Dhe ne ate moment filloj e ofendoj dhe une: “Cope muti, ben prepotentin dhe te fortin me nje femije vetem qe te te shikoje e gjithe tifozeria dhe per te rene ne sy? Pretendon se je i forte?”. Pasi i thashe kete ja hodha bluzen ne surrat. Ne ate moment ndodhi fundi i botes per nga menyra se si qarkulloi dhe se si u tregua e gjithe historia ne media dhe jo vetem.”

Drejtuesit, tregon gjithmone Icardi, e binden per nje perballje te dyte me tifozet, por gjendja nuk u permiresua madje sikur u perkeqesua. “Asnjehere me pare askush nuk e kishte gjetur kurajon qe te perballej ne kete menyre me tifozerine, madje me kapot e tifozerise ultras. Ne dhomat e zhveshjes u pergezova nga shoket e skuadres per ate qe sapo kisha bere.”

Per disa jave, lexohet gjithmone ne brendesi te librit, Icardi ishte perballur disa here ne takime balle per balle me tifozerine e organizuar zikalter pa e ndryshuar pozicionin e tij ne asnje moment. Me kalimin e kohes Icardi arriti ta harroje kete episod dhe ajo pjese e caktuar e tifozerise arriti ta pranonte gabimin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.