Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,435 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, ja oferta qesharake qe ka pergatitur Juventusi per daten 1 shtator: e gjitha ka nje qellim dashakeq ndaj Interit!

Icardi, ja oferta qesharake qe ka pergatitur Juventusi per daten 1 shtator: e gjitha ka nje qellim dashakeq ndaj Interit!
Inter Club Staff

Mauro Icardi eshte ne fije te perit por ne te njejten kohe ai kerkohet edhe nga dy skuadrat nder me te rendesishme te Serie A.

Juventusi dhe Napoli nuk i kane humbur aspak shpresat per te arritur tek sulmuesi zikalter qe vazhdon te manifestoje deshiren e tij per te qendruar ne Milano.

Por me sa duket, sipas lajmeve qe po qarkullojne sot, per te ardhmen e Icardit mund te kete te reja pikerisht dy ditet e para te shtatorit qe perkojne me dy ditet e fundit te merkatos.

“Strategjia e Juventusit – evidenton Tuttosport dhe kush me mire se ata e dine se cfare po mendon Juventusi ne kete moment – eshte qe te formuloje nje oferte per Interin ne momentet e fundit te merkatos, pikerisht ne daten 1 shtator.”

Por e habitshme eshte shifra qe Tuttosport zbulon dhe qe me sa duket do te jete oferta e Juventusit.

Supas tyre, “oferta e Juventusit do te jete 35 milione ose maksimumi 40 milione euro per lojtarin”.

“Kjo do te jete oferta e vetme qe ata do te bejne ne drejtim te Interit dhe do te jete nje menyre per te vene klubin zikalter me shpatulla pas murit sepse Icardi deri me atehere do i kete refuzuar te gjithe dhe e Juventusit do te jete e vetmja oferte qe Icardi do te ishte i gatshem te pranoje.”

Keshtu Juventusi nga ana e saj do te tentoje te beje nje fare presioni ndaj Interit dhe shpreson se zikalterit do te bien ne gracken e tyre. Paratici mendon se Interi do e pranoje kete oferte sepse nese nuk e pranon, Interi do e mbaje Icardin ne tribune.

A do te rrezohet Marotta perpara presionit te Paratici dhe Icardit? Ata me sa duket kane nje strategji te perbashket e cila shkon totalisht kunder qellimeve te Interit si klub. Kete do e tregoje vetem koha.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.