Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

867 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, ja puntata numer 40! Gazzetta shpjegon: “Mauros i ka ardhur ne maje te hundes fakti qe shihet si dikush qe…”

Icardi, ja puntata numer 40! Gazzetta shpjegon: “Mauros i ka ardhur ne maje te hundes fakti qe shihet si dikush qe…”
Inter Club Staff

“Puntata (emisioni) numer 40. Ambienti: Appiano Gentile. Aktori: Mauro Icardi, skuadra (jo e plote), Luciano Spalletti. Tema: “Te qarkullojne sa me pak lajme, te stervitemi, por sot mund te jete nje dite e shenuar.”

Keshtu e hap artikullin e saj Gazzetta dello Sport per situaten e lidhur me Mauro Icardin.

Ne kete jave duhet te mbaroje perfundimisht “telenovela Icardi” qe ka zgjatur plot 40 dite. Ne keto dite nderkohek ai eshte rikthyer ne grup dhe eshte pikerisht ky hapi i pare per rikthimin e plote te tij ne skuader dhe po shkon drejt nje grumbullimi e me pas nje rikthimi ne fushen e lojes.

LAJMET E FUNDIT – Objektivi i Icardit tani per tani eshte nje: “Tani duhet pare nese sulmuesi do te jete mire brenda grupit te lojtareve. Nga perfaqesuesi i lojtarit ka optimizem per diten e merkure, dite kur kjo do te ndodhe.”

“Mauros i ka ardhur ne maje te hundes te stervitet vetem e te shihet nga te gjithe si “prishesi” i grupit. Ai e kishte mundesine te stervitej vetem perseri, por zyrtarisht dita ishte dhene pushim nga Spalletti.”

“Appiano Gentile ishte e hapur gjithesesi per stervitje me deshire: Radja Nainggolan eshte paraqitur edhe dje per tu rekuperuar (sepse deshiron te jete ndaj Lazios). Icardi nderkohe jo: mbase ka me pak nevoje per dicka te tille se belgu, por me siguri te ishte paraqitur dje qe te vazhdonte rekuperimin e tij do te ishte dicka qe do te vleresohej shume nga Interi dhe do te ishte nje deklarate jo verbale per te treguar se mezi po pret te rikthehet e te rekuperohet.”

Keshtu nuk ndodhi dhe kjo gje mund ta shtyje rikthimin e tij ne skuader, shpjegon Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.