
Icardi, ja sa shume motive ka kapiteni zikalter per te shenuar neser!
Mauro Icardi e ka treguar ne me shume se nje rast se eshte shume i lidhur me bluzen zikalter.
Nuk ishte hera e pare per kapitenin qe ta ndjente aq shume nje ndeshje si ajo ndaj Juves, sepse edhe ne derbyn e dyte te sezonit te shkuar ai doli teper i merzitur nga fusha dhe me lot ne sy kur Interi i tij u barazua ne minuten e 97 nga kuqezinjte.
Por Mauro deshiron qe te rinise perseri vrapin, me shpresen se mund te ndihmoje ende Interin drejt objektivave te saj.
Shpresa e Mauro Icardi eshte e dyfishte: te ndihmoje skuadren drejt Champions League dhe me golat e tij te shkoje ne Boteror me Argjentinen.
“Maurito shpreson qe te dhuroje ende gezime tifozeve zikalter dhe do te stimulohetedhe nga kapja e disa rekordeve te tjera personale si per shembull 100 golat ne Serie A me bluzen e Interit dhe titullin e kryegolashenuesit te kampionatit italian – shpjegon Corriere dello Sport -.”
“Me Immobilen qe eshte ndalur per shkak demtimi te pakten ne dy ndeshjet e radhes, argjentinasi ka mundesi qe ta kaloje ate qe eshte 2 gola perpara tij dhe mbase edhe ta tejkaloje. Do te ishte shume e rendesishme edhe per Sampaolin, pavarsisht se tekniku i Argjentines nuk duket se eshte i orientuar per ta grumbulluar ne Boteror.”
“Gjithesesi Marito njihet si nje njeri qe nuk dorezohet kurre: do e provoje deri ne fund per Interin ne Champions por do te luaje deri ne fund edhe shanset e tij per boteror.”