Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,250 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ICARDI: Jam gati qe te rinovoje. Balotelli,Mancini

ICARDI: Jam gati qe te rinovoje. Balotelli,Mancini
Adonis Rexha

Bomberi Zikalter Mauro Icardi  ka dhene nje interviste te shkurte per SportMediaset. Argjentinasi ka folur rreth rinovimit te tij, Balotellit, Mancios e shume te tjera.

“Viti 2015 do jete viti im, Francesca vajza ime do te vije dhe shume gjera te bukura mund te me ndodhin. Jam gati qe te rinovoj. E shoh veten me bluzen zikalter, po ashtu kam ende 4 vite kontrate, por keto gjera i takojne agjentit tim.
Balotelli? Do doja te luaja krah tij nese ai do te vinte ketu, eshte lojtar i madh. Do na ndihmonte shume. Nuk e kam njohur sa ishte lojtar i Interit. 2014-ta ishte nje vit qe jam rritur shume dhe le pas edhe disa probleme. Me ne fund kam arritur qe ta bind ekipin dhe menaxheret se sa vlej me kontributin qe kam dhene.”

Gjestet provokative ne Marassi, ndeshja kunder ish ekipit tend Sampdoria ne krye me Maxi Lopez, fishkellimat dhe Mancio?
“Nuk mendoj per keto gjera, mendoj vetem per faktin qe kam nje familje te mrekullueshme dhe tani se shpejti do te kem edhe nje femije timin. Fishkellimat? Ato ne Genoa me karikuan qe te beje ndeshje me te mire. Keto ne San Siro? Jo, keto nuk me pelqejne, lendojne. Ne duhet ti pranojme ato, por nuk i duam. Ne po luftojme per vend te trete, pastaj do te shohim ne fund te sezonit.
Mancini? Nuk e njoh shume, gjithmone me flasin se eshte shume i mire. Arrine te beje gjera te medha. Ka bere mire kudo qe ka shkuar, shpresoj qe ta beje te njejten edhe ketu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.