Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

5,613 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Jam Interist prej Adriano e Martins. Kam ide shume te qarte: Do qendroj ne Milano. Spalletti? Ka ndryshuar gjithcka”.

Icardi: “Jam Interist prej Adriano e Martins. Kam ide shume te qarte: Do qendroj ne Milano. Spalletti? Ka ndryshuar gjithcka”.
  • On 08/12/2017, 11:37

“Vizitat e mia tek Real Madrid? Budallalliqe”. Mauro Icardi i pergjigjet keshtu pyetjes se gazetareve te Gazzetta dello Sport, ku me tej vazhdon: “E kam perseritur kaq shume here, nuk eshte momenti per diskutime te kota, nuk e di nga i nxirni keto lajme. Une jam i qarte, jam mire ne Milano, e dua qytetin, lojen, po shenoj gola dhe jam kapiten i nje klubi kaq te madh. Keto jane gjera shume te rendesishme per mua. Per merkaton mendojne te tjeret, une mendoj vetem per fushen, per te ndihmuar skuadren. Wanda flet me klubin”.

Flitet per nje rinovim me klauzol te larte pasi tani e keni shume te ulet. Deshironi te qendroni ne Milano?
“Klauzolen e vendos Inter, nuk e di nese eshte e ulet apo e larte. Qellimi im eshte i qarte, e perseris: dua te fitoj me kete skuader. Ndersa ne te ardhmen kur te vij momenti i ofertave apo dicka tjeter do flasim me Interin”.

Asnje titull ne keto vite. Gjithmon Inter ne mendjen tuaj, nga lind kjo dashuri per kete klub?
“Faji i Adriano e Martins. Qe i vogel zgjidhja gjithmon Interin ne playstation: Adriano ishte nje bishe ndersa Martins teper i shpejte. Por edhe per faktin qe kan luajtur shume Argjentinas te cilet kane bere historine me kete klub. Nuk jam nje tifoz i lindur, por i dua keto ngjyra. Nje dite disa miqte e familjes sime shkuan me pushime ne Milano dhe moren dy kapele nje te Interit e nje te Milanit, kur me ofruan njeren prej tyre nuk u mendova fare por zgjodha menjehere Interin. Pikerisht ne kete moment u bera tifoz i klubit zikalter. Ishte nje emocion i madh kur Moratti me deshironte me cdo kusht ne Milano”.

Kthehemi ne aktualitet: cfare ka ndryshuar nga viti i shkuar?

“Ka ndryshuar ambjenti i skuadres ne cdo aspekt. Nje merite e madhe eshte e Spallettit dhe lidhja e tij me drejtuesit. Ka nje personalitet shume te fort qe ta percjell menjehere. Na ka ndihmuar shume si ne dhomat e zhveshjes edhe ne mendjen e psikologjine tone”.

Cfare do te thote Juventus – Inter?
“Duhet te tregojme vazhdimesine e deritanishme. Nuk jemi te paret rastesishte, por duhet ta jetojme ate nate. Gjithsesi vlen 3 pike dhe nuk duhet ta harrojme kurre. Ne e dim vleren e kesaj sfide, prandaj do futemi ne fushe me inteligjence pa humbur objektivin tone”.

Vitin e shkuar Juve-Inter pati nje finale shume nervoze: te kuq Perisic, ju u skualifikuat per gjuajtjen e topit afer Rizzolit. Cfare klime do jete neser ne Torino?
“Boh, nese ndodh ajo qe ndodhi vitin e shkuar misteri na e keput koken. Tani dim te perballojme cdo situate. Kemi mentalitetin e duhur per nje perballje te tille”.

Te medhat e kampionatit?

“E reja e ketyre viteve jemi ne, pasi jemi ne vendin e pare. Juve, Napoli e Roma kane disa vite qe qendrojne ne krye. Ne fakt Juve fiton prej vitesh dhe ka dicka me teper. Ne po e ndertojme mire kete grup, po fitojme dhe kemi mundesi permiresimi, jemi ne rrugen e duhur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.