Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

854 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Icardi ka gabuar? Ok, jemi dakort, por fajtori kryesor eshte Spalletti: do jua shpjegoj edhe arsyen!”

“Icardi ka gabuar? Ok, jemi dakort, por fajtori kryesor eshte Spalletti: do jua shpjegoj edhe arsyen!”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e Radio Sportiva, ish-legjenda e Interit dhe sulmues shume i njohur, Spillo Altobelli ka folur per Mauro Icardin. 

Kapiteni i Interit u rikthye ne fushe pas me shume se pesedhjete ditesh dje ne Genova dhe shenoi nje gol e dha nje assist per Ivan Perisic.

Nderkohe, ky ka qene komenti i ish-lojtarit te Interit per ish-kapitenin zikalter:

“Icardi? Dje ashtu si e pate edhe ju ka treguar se eshte nje nga 4-5 sulmuesit me te forte ne bote.”

“Une Icardin lojtar nuk do ta nderroja me asnje, me asnje ne bote. Ne dy muajt e kaluar ka bere disa gjera te gabuara, ashtu si te mos shkonte ne Viene me shoket e skuadres sepse ju hoq shiriti i kapitenit. Ketu jemi dakort bashke.”

“Icardi duhet te tregonte se edhe pa shiritin e kapitenit ai eshte nje lojtar qe e dashuron Interin dhe per Interin mund te beje edhe pa shirit.”

“Icardi ka gabuar por fajtori kryesor per mua eshte vetem nje: Luciani Spalletti. Faji me i madh i teknikut te Interit nuk ishte ne javet e kaluara por vetem pak dite me pare.”

“Per cfare tha se Icardi seshte as Messi e as Cristiano Ronaldo? Pse e tha? Icardi eshte nje pasuri e Interit dhe si i tille duhet ruajtur nga grabitqaret e jo te hidhet ne mes te uqerve qe ta coptojne.”

“Nga nje tranjer ekspert si ai dhe nje njeri inteligjent si te gjithe e njohim nuk e prisja te dilte e te reagonte ashtu perpara miliona shikuesve.”

“Pastaj tentoi te rregullonte dicka dhe i permiresoi deklaratat e tij, por per mua mbetet nje gafe nga Spalletti dhe ai eshte fajtori me i madh ne kete histori.”

“E ardhmja? Une nese kam nje lojtar te madh ne shtepi tentoj qe ta mbaj me perjashtim te rasteve kur jam i detyruar ta shes…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.