Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 26, 2020

Scroll to top

Top

274 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Icardi, kujdes me shifrat sepse nuk jane aspak ato qe qarkullojne: ja shifrat e verteta te operacionit”

“Icardi, kujdes me shifrat sepse nuk jane aspak ato qe qarkullojne: ja shifrat e verteta te operacionit”
Inter Club Staff

Nje rruge ne disheze per PSG per sa i perket ceshtjes Icardi qe te kene nje avantazh ne garen per te bindur Edinson Cavanin te transferohet ne Milano.

La Gazzetta dello Sport mbeshtet se “ekziston nje puzzle qe po merr forme”.

Kjo sepse Leonardo po punon qe te bleje Mauriton shume keto dite edhe pse ende nuk eshte formuluar ende asnje oferte zyrtare.

Ajo qe eshte e qarte ne kete moment eshte se PSG deshiron nje ulje per 70 milione eurot e rena dakort ne klauzolen e vendosur ne vere.

“E reja ne kete moment ekziston te fakti se Interi ka pasur nje hapje rreth kesaj ceshtje.”

“Pozicioni i palevizshem i fillimit te muajit tashme nuk eshte me i tille dhe perballe nje hipoteze ulje, zikalterit jane treguar te gatshem te diskutojne.”

Kjo ka vene ne akthi jo pak tifozet zikalter. Por ka dicka qe duhet qartesuar tregon Gazzetta dello Sport: shifrat e qarkulluara nuk jane aspak ato qe po diskutohen ndermjet klubeve.

Keshtu, oferta, sipas te perditshmes italiane nuk eshte formuluar ende por nuk ka qene asnjehere 50 milione euro plus 10 bonuse.

Oferta e sakte eshte shume 70 milione eurove, por e formuluar ndryshe, duke futur edhe bonuse.

Hipotezohet per nje oferte 60 milione euro plus disa bonuse te veshtira per tu arritur nga Mauro tek PSG dhe nga PSG vete.

Mungojne edhe tete dite nga mbyllja e kesaj tratative. Sapo te kaloje 31 maji, natyrisht qe marreveshja nuk mund te thuhet se do te deshtonte totalisht, por do te duhej te diskutohej cdo gje nga e para edhe me lojtarin.

Por eshte e sigurt: oferta 50 milione plus 10 milione eshte mohuar nga te dyja palet e perfshira ne kete tratative, ka shpjeguar Gazzetta dello Sport.

Nderkohe, Interi eshte me nje gare me kohen per shitjen e Mauritos sepse zikalterit deshirojne sa me shpejt parate nga ky operacion.

Marotta dhe Ausilio deshirojne te mbyllin disa operacione ne hyrje dhe per kete fakt Icardit behet thelbesore.

Per te mos permendur edhe faktin se Icardi i rikthyer tek Interi perkthehet me vetem dhimbje koke per drejtuesit zikalter sepse do te futeshin perseri ne kerkime per nje bleres te ri ne nje kohe pandemie ku klubet qe do te ofronin me shume se 60 milione per te do te numeroheshin me gishtat e njeres dore.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.