
Icardi: “Luftojme gjithmone, jam i lumtur per golat. Roma do te kete presion…”
“Interi me i mire i sezonit? Nuk e di, edhe ne ndeshjet tjera kemi luajtur ne keto nivele. Por sigurisht kjo eshte nje skuader qe lufton gjithmone. Jemi penalizuar ne janar, por jemi nje skuader e madhe”.
Flet keshtu Mauro Icardi per mikrofonat e Sky pas fitores 2-0 kunder Napolit.
“Mendoj qe kemi luajtur gjithmone me intensitet dhe e perseris, jemi nje skuader e madhe dhe tani po shihet. Golat? Jam i lumtur, jam nje sulmues dhe duhet te shenoj. Sot edhe kam asistuar, por sigurisht puna ime eshte te shenoj dhe kjo me lumturon edhe me shume. Roma nen presion? PO luajme mire, sot tre pike te rendesishme dhe sigurisht ata kane shikuar kete ndeshje dhe do te kene menduar: “Jane aty”. Pak presion do e kene. Une punoj si gjithmone, shenoj dhe sot kam ndihmuar edhe mbrojtjen. Ishte nje pune e rendesishme per te gjithe. Makina? E kam blere per shkak te ngjyrave”.