Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

776 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Me Mazzarrin do jap me te miren. Do shenoj 20 gola? Mbi te gjitha mendoj per…”

Icardi: “Me Mazzarrin do jap me te miren. Do shenoj 20 gola? Mbi te gjitha mendoj per…”
Andi Prifti

Ne fund te stervitjes se mbasdites, Mauro Icardi ka folur per grumbullimin veror te skuadres zikalter ne Pinzolo dhe per periudhen e tji te pare si lojtar i Interit ne nje interviste ekskluzive per mikrofonat e Sky Sport: “Po bejme nje pune te mire. Skuadra eshte e gjitha e re, me trajner te ri, staff i ri dhe kemi gjithçka qe duam. Te gjithe e duam nje vend ne formacion dhe po japim maksimumin. Lendimet e Kovacic, Obi dhe Kuzmanovic e tregojne punen tone.

Mbi Walter Mazzarri: “Na fut te gjitheve ne loje, na ben qe te japim me te miren. Une kam akoma per te mesuar, ne boten e futbollit ka gjithmone vend per tu permiresuar. Do te jap me te miren me Mazzarrin.

Te trajnohesh çdo dite me kampione si Rodrigo Palacio dhe Diego Milito nuk te jep shume stimuj. “Jane te dy kampione te medhenj qe luajne ne te njejtin rol me mua. Ajo qe duhet te bej eshte te shoh se si ata sterviten, te shoh levizjet e tyre dhe te mesoj nga ta. Nese me kane dhene keshilla? Jo, sapo kemi filluar, eshte ende shpejt.”

Mbi ate qe do ndodhe gjate sezonit: “Te gjithe ata qe luajne futboll duan te jene titullare ne skuadrat e tyre, por tek Interi ka shume konkurrence sepse ka shume kampione. Nese e shikoj Interin si pike arritjeje? Do te thoja me shume nje pike nisjeje. Tek Sampdoria kam shenuar shume dhe kam ardhur ketu, tani duhet te bej mire ketu.” Por do te provosh te shenosh 20 gola? “Te shikojme, do jete e veshtire por do provoj… Vitin e shkuar me Sampdorian kam arritur 10, kete vit mund te bej 20 ashtu sic mund te bej 5, megjithate gjithmone do te mendoj te luaj per skuadren, dhe golat do te vine.

Keshilla qe i ka dhene Walter Mazzarri eshte: “Te punoj shume. Nga dita e pare, ka folur me te gjithe ne. Nuk e di cfare u ka thene te tjereve por e di cfare me ka then mua.”

Mbi Juventus: “Vitin e shkuar ishte skuadra favorite per kampionat dhe besoj qe jane edhe kete vit sepse jane kampione dhe sepse jane forcuar. Por ne duhet te japim maksimumin. Cfare do ti vidhja Tevez-it? Do te doja te beja shume gola si ai, kete po.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.