Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,051 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi me shiritin e kapitenit ne krah edhe me pushime: ja cfare ka bere kapiteni ndaj blerjeve te reja!

Icardi me shiritin e kapitenit ne krah edhe me pushime: ja cfare ka bere kapiteni ndaj blerjeve te reja!
Inter Club Staff

Ne pritje te takoje Interin per te folur per rinovimin e kontrates se tij, Mauro Icardi po punon qe tani per skuadren dhe si nje kapiten zikalter. 

Maurito eshte me pushime me familjen e tij ne Ibiza, por nderkohe qe po pushon, ai ka vendosur te ‘mbaje shiritin e kapitenit ne krah’.

Dite pas dite, Maurito po tregohet nje lider i Interit ne fushe por edhe jashte saj.

Per kete gje ka shkruar sot Corriere dello Sport e cila edhe ka shpejguar:

“Maurito ne fakt i ka telefonuar te pese lojtaret e rinj te Interit per ti uruar mire se ardhjen.”

“Nainggolan kete gje e ka zbuluar ne diten e prezantimit te tij dhe Lautaro Martinez e ka treguar dje se ka qene pikerisht kapiteni i Interi ai qe e priti ne aeroport dhe e mori me makinen e tij per ta shoqeruar ne Milano dhe tek qendra Humanitas di Rozzano ku i riu argjentinas zhvilloi vizitat mjekesore.”

“Por nje telefonate ka shkuar edhe pe Stefan De Vrij, Kwadwo Asamoah dhe Matteo Politano, goditjet e tjera te Ausilios ne kete vere.”

“Por nuk perfundon me kaq: Icardi i ka thene atyre se eshte ne dispozicion ti ndihmoje me cfare te duan: logjistike, shkolle per femijet, keshilla, apo gjera te tjera dhe me te gjithe ka folur gjate duke i thene gjithashtu se do te jete nje kenaqesi te ndaje dhomat e zhveshjes me ta.”

“Keto kane qene gjeste shume te mira dhe te rendesishme nga ana e Icardit dhe qe jane vleresuar edhe nga drejtuesit e Interit.”

Shume pak i dine keto gjera sepse zakonisht Icardi ben lajm per mediat vetem me ndonje postim ne instagram dhe pak e njohin Icardin per vlerat e tij brenda dhe jashte fushe dhe gjerat e paverteta rreth figures se tij jane shume te shpeshta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.