Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

568 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi mirepret Nainggolan: “Tani nuk do luftojme me kunder njeri-tjetrit. Nga sot…” (FOTO)

Icardi mirepret Nainggolan: “Tani nuk do luftojme me kunder njeri-tjetrit. Nga sot…” (FOTO)
Bujar Berishaj

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi i ka dhene mireseardhjen e tij belgut Radja Nainggolan te Interi.

Permes nje postimi te publikuar ne rrjetin social Instagram ai ka mirepritur Ninjan te Interi duke shkruar edhe disa rreshta per te.

“Mire se vjen Ninja. Nuk do te luftojme me kunder njeri-tjetrit… Nga sot do te luftojme se bashku”, jane fjalet qe ka shkruar Icardi ne profilin e tij ne Instagram.

Nje gje e tille konfirmon ne menyre indirekte edhe qendrimin e tij te Interi sepse kapiteni zikalter i kishte uruar mireseardhje edhe bashkombasit te tij Lautaro Martinez kohe me pare permes nje mesazhi.

Keshtu sulmuesi argjentinas heshte zerat dhe polemikat qe e shohin ate ne largim nga Interi duke treguar sinjale te forta dhe te qarta, tamam prej kapiteni.

Sic e ka thene edhe Ausilio dje, e ardhmja e Icardit sipas te gjitha gjasave do te jete akoma me ngjyrat zikalter me lojtarin dhe klubin qe ne javet e ardhshme do te diskutojne per rinovimin e tij, nje rinovim qe drejtori sportiv i Interit e ka konsideruar si te merituar.

E ne kete merkato duket se Icardi nuk do te ndalet duke mirepritur vetem Radja Nainggolan, sepse Interi ne merkato nuk ka te ndalur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.