Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 24, 2021

Scroll to top

Top

609 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi, nuk po nxitohet rikthimi prej Derbyt. Perisic rikthehet ndaj Beneventos ndersa Rafinha…

Icardi, nuk po nxitohet rikthimi prej Derbyt. Perisic rikthehet ndaj Beneventos ndersa Rafinha…
Inter Club Staff

Dje kapiteni ka punuar perseri ne menyre te vecante, sot mbase mund te stervitet me grupin.

Pas transfertes zhgenjyese te Genovas, Inter do te zbrese ne fushe perseri ndaj Beneventos te shtunen ne darke ne San Siro. Spalletti shpreson qe te rekuperoje ndonje nga lojtaret e demtuar qe kane munguar ndaj Genoas: “Ndermjet dites se sotme ose te neserme, Mauro Icardi do te tentoje te rikthehet ne grup. Dje argjentinasi ka punuar perseri ne menyre te vecante dhe prezenca e tij te shtunen ndaj Beneventos nuk eshte shume e sigurt: ka shume frike se mos nxitohen ne prag te derbyt te 4 marsit tek zikalterit. Nderkohe me e thjeshte te shikojme Ivan Perisic si titullar ndaj Beneventos i cili ka punuar ne menyre me intensive. Miranda, nje tjeter i demtuar luksi ne shtepine Inter, eshte ai qe qendron me prapa: po tenton Milanin, por rekuperimi eshte i komplikuar. Nderkohe po punon shume mire Rafael Alcantara, i cili te shtunen duhet te beje debutimin e tij si titullar.

Inter mund te zbrese keshtu ne fushe ndaj Beneventos: “Handanovic ne porte; Cancelo, Ranocchia, Skriniar dhe D’Ambrosio ne mbrojtje; Vecino dhe Gagliardini perpara mbrojtjes, Candreva, Rafinha dhe Perisic pas Eder ose Icardit. Dje ne Pinetina ka qene edhe zevendes presidenti Javier Zanetti, administratori i deleguar Antonello, drejtori sportiv Ausilio dhe CFOO Gardini te cilet kane qene per dreke me Spallettin.

(La Gazzetta dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.