
Icardi: “Mua nuk me mungojne golat, kam bere 29 vjet. Ajo qe ka me shume rendesi per mua eshte…”
Ka qene me i miri i ndeshjes ne fushen e lojes sot kapiteni i Interit, Maurito Icardi.
Ai me dy golat e tij i dha mundesi skuadres qe te fitoje nje ndeshje teper te komplikuar qe 15 minuta nga fundi ishte e barazuar.
Por Maurito ne momentin me te veshtire te ndeshjes per zikalterit mori skuadren per dore dhe arriti te shenonte golin e 1-2.
Ai ka qene i pari qe ka folur per mediat sapo ka mbaruar ndeshja.
Icardi pas dopietes ndaj Spal eshte ndalur perpara mikrofonave te Sky Sport Italia dhe keto kane qene fjalet e kapitenit zikalter:
Ja tek erdhen golat edhe ne transferte. Cili eshte mendimi yt Mauro?
“Jane gola te rendesishem per rezultatin, por kane ardhur tre piket ne fund te fundit. Edhe vitin e kaluar kemi vuajtur shume ketu dhe e dinim qe duhet te benim dicka me shume. Arritem te krijonim shume raste por e rendesishme eshte qe kemi fituar tre piket.”
Te gjesh vazhdimesi ne shenimin e golave eshte nje sinjal i rendesishem…
“Po eshte e rendesishme, por edhe vitin e kaluar kam shenuar 29 gola, nuk me mungonin prej shume kohesh golat. Une punoj cdo dite per te miren e skuadres por nese vijne golat jane te mirepritur. Ajo qe eshte gjeja me e rendesishme per mua eshte qe te fitoje Interi. Te tjerat vijne me pas.”