Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

887 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi mund te transferohet ne Argjentine? Presidenti i Boca Juniors: “Po flasim me Interin. Burdisso eshte ne kontakte me Zanettin.”

Icardi mund te transferohet ne Argjentine? Presidenti i Boca Juniors: “Po flasim me Interin. Burdisso eshte ne kontakte me Zanettin.”
Inter Club Staff

Marotta tha vetem perpara dy diteve qe merkato eshte shume e paparashikueshme duke theksuar se kjo gje tashme eshte bere e zakonshme ne vitet e fundit ne boten e futbollit. 

Dhe e verteta eshte pikerisht keshtu, sidomos kur te dalin perpara lajme te tilla te cilat shohin nje si Icardi me nje te ardhme te mundshme ne Argjentine tek skuadra e Boca Juniors.

E pamendueshme deri perpara pak javesh apo jo? Por mos t’ju duket kaq e pamundur, sepse skuadra argjentinase me sa duket ka filluar te levize dhe po ben sondazhet e para per te pare nese dicka e tille mund te behet realitet edhe pse duket teper e pamundur ne leter.

Sipas asaj qe tregon media argjentinase Cooperativa, ne ditet e fundit ka pasur kontaktet e para ndermjet Boca Juniors dhe Interit.

Por ky lajm nuk eshte thjesht nje thashethem merkatoje por dicka qe eshte konfirmuar nga vete presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici edhe pse si hipoteze eshte shume e pamundur te ndodhe.

Ai ka deklaruar diten e sotme: “Konfirmoj se Burdisso (ish-lojtar i Interit dhe aktualisht drejtor sportiv i Boca Juniors ka folur me Zanettin per te kuptuar situaten.”

“Ja vlen te pyesim dhe te shohim nese mund tja dalim ta sjellim Icardin ne Argjentine. E ku me mire se ketu ai do te ndihej ne shtepi? Ta provosh nuk humb ndonje gje. Gjithmone ja vlen ta provosh.”

Gjithesesi, shanset qe Icardi te rikthehet ne Argjentine per momentin jane teper te ulta edhe pse deri ne fund te merkatos, asnjehere nuk i dihet. Ashtu si tha edhe Marotta, merkato eshte e paparashikueshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.