Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,068 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi-Napoli, mund te behet vertete: ja cmimi i Interit per argjentinasin. Nderkohe zbulohen 3 kerkesat e Marottes!

Icardi-Napoli, mund te behet vertete: ja cmimi i Interit per argjentinasin. Nderkohe zbulohen 3 kerkesat e Marottes!
Inter Club Staff

Me Pepe shume afer Arsenal dhe James Rodriguez drejt qendrimit tek Real Madrid, Napoli po kerkon diku tjeter lojtare per goditjen e saj ne repartin e sulmit.

E kjo goditje mund te jete pikerisht Mauro Icardi qe do te vinte keshtu nga Interi. Tratativa per argjentinasin e Interit po vazhdon pa shpejtesi dhe pronari i Napolit deshiron ti beje nje dhurate Ancelottit.

Sipas Corriere dello Sport, Aurelio De Laurentis as dje nuk e ka ndalur sulmin e tij per Mauro Icardin por gjate takimit te Serie A ka bere batuta me administratorin e deleguar te Interit, Beppe Marotta.

Numri nje i kalter ka folur edhe tre vite me pare me Icardin per nje kalim te tijin tek Napoli, por tashme nga ajo kohe kane ndryshuar jo pak gjera.

Mauro nuk konsiderohet me i pashitshem nga Interi si tre vite me pare. Ja pse ai me kujdes po tregon ndaj Napolit pelqimin e tij per kete destinacion.

Por nese ai do te zgjidhte ndermjet Juventusit dhe Napolit, me siguri qe ai do te zgjidhte te transferohej ne Torino.

OFERTA – “Tratativa mund te zhvillohet nga momenti ne moment. Ancelotti e do, nje qytet i tere e pret me padurim te dashurohet me te por Interi nuk ka ndermend qe ta shese poshte cmimit te tij. Kjo sepse De Laurentis kishte vene ne tavoline 60 milione euro plus kartonin e Ounas ( i vleresuar 20-25 milione) per Pepe duke treguar se parate i ka.”

“Marotta dhe Ausilio kane vene cmimin per Icardin nderkohe: 80 milione euro. Shume ne krahasim me cmimin e tij aktual si i perjashtuar ne shtepi.”

“Kur u disktua ne maj nderkohe, Interi i kerkoi Napolit per Icardin nje nga Fabian Ruiz, Zielinski ose Insigne. Por jo Milik, lojtar qe De Laurentis deshiron ta jape ne kembim per Icardin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.