Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,177 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi-Napoli, perfundon takimi me perfaqesuesit e lojtarit: zhvillimet e fundit

Icardi-Napoli, perfundon takimi me perfaqesuesit e lojtarit: zhvillimet e fundit
Bujar Berishaj

Me argjentinasin Higuain drejt largimit Napoli eshte ne kerkim te nje tjeter argjentinasi.

Mbi te gjithe, emri qe pelqehet me se shumti eshte ai i Mauro Icardit, sulmuesi i Interit. Ka perfunduar takimi me klubin napoletan (me presidentin De Laurentiis, avokatin Chiavelli dhe Giuntolin prezent) dhe perfaqesuesit e lojtarit.

Sic raporton Manuele Baiocchini i Sky Sport, oferta e Napolit eshte rritur ne 45 milione plus 2 bonuse. Eshte rritur eshte oferta per lojtarin me 6,5 milione ne vit plus 3 milione te te drejtave te imazhit (te cilat do te kontrollohen 100% nga lojtari edhe pse De Laurentiis do te deshironte te mbante 50%), mbi kete pike palet duhet te flasin akoma.

Qendrimi i Interit, sic eshte perseritur edhe nje here nga Piero Ausilio, eshte i njejte: Icardi eshte i pashitshem dhe 45 milione nuk mjaftojne absolutisht per ta larguar nga skuadra zikalter. Nderkohe Wanda Nara eshte duke komunikuar me Icardin per takimin e mbajtur pak me pare, me gruan e lojtarit qe eshte e orientuar te shkoj ne Napoli.

Edhe Icardi duket i joshur nga oferta, edhe sepse Interi nuk synon t’i rinovoj kontraten qe eshte rinocuar nje vit me pare. Per me te per, nese dyshja pranon transferimin, De Laurentiis do te kishte gati per lojtarin edhe nje brand te personalizuar, kurse Wanda duhet te kete nje pjese ne filmin “Natale a Londra” (Krishtlindje ne Londer), produkt i presidentit te Napolit.

Edhe per kete eshte folur ne takimin qe ka perfunduar pak me pare, qe ka zgjatur pak me shume se nje ore. De Laurentiis eshte kthyer ne Dimaro (aty ku Napoli po zhvillon pregaditjet para-sezonale) dhe tani priten lajme te reja, me emrin e Icardit gjithmone e me shume ne qender te tratativave te merkatos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.