Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

868 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Me ne fund goli, e prisja prej kohesh. Messi? Kam nje mesazh per te. Jam befasuar nga…”

Icardi: “Me ne fund goli, e prisja prej kohesh. Messi? Kam nje mesazh per te. Jam befasuar nga…”
Inter Club Staff

Dje Argjentina fitoi po ne ate ndeshje u zhbllokua edhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi. 

La Selecicon ka mundur naten Meksiken ne nje miqesore 2-0 fale golave te Mauritos ne minuten e 2 dhe Dybala ne minuten 87, pikerisht pas 6 minutash ku zevendesoi Mauro Icardin.

Nderkohe ne kete ndeshje ka pasur vetem pankine per zikalterin tjeter Lautaro Martinez.

Ne fund te ndeshjes, kapiteni zikalter ka folur per gezimin e madh per golin e pare te shenuar me kombetaren e tij: 

Image may contain: 2 people

“Goli me mungonte shume, e prisja prej kohesh dhe jam shume i lumtur. Per nje sulmues nuk eshte e thjeshte jeta pa shenuar sepse krijohen shume thashetheme verdalle. Por tani vazhdoj vetem qe te vazhdoj keshtu.”

Me pas, me ne pergjithesi Maurito ka deklaruar: 

“Jemi me te vertete nje grup i madh, mund te rritemi me shume dhe ne jemi te lumtur me punen e Leos (Scaloni), Walter (Samuel), Pablos (Aimar).”

“Pastaj eshte e qarte qe drejtuesit dhe federata do e vendosin vete te ardhmen por une mund te them qe ne kete moment ne kombetare ka nje atmosfere shume te mire, me te mire se cdo here tjeter dhe kjo me ka befasuar.”

“Tani ndihemi te gjithe ne shtepine tone ketu, eshte krijuar nje ndjesi e bukur. Une kam qene edhe me pare ketu dhe nuk kam pare nje miqesi si kjo qe kemi krijuar me njeri-tjetrin.”

“Messi? Kam nje mesazh per te. Ai eshte me i miri ne bote dhe shpresoj qe te rikthehet me ne ne fushe. Mbi te gjitha per Kupen e Amerikes.”

“Roli tek kombetarja? Ketu ndihem i rendesishem, pikerisht si tek Interi. Por nese sot kam mundesine qe te vesh numrin 9 ne kombetare kjo eshte fale Interit tim. Eshte gjithcka cfare kam dashur.”

Keto kane qene fjalet e kapitenit pas ndeshjes se djeshme. Tashme ai bashke me Lautaron do te rikthehet ne Milano ku e pret nje kalendar teper i veshtire me zikalterit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.