Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,241 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: Nje dopiete per paqen. Edhe Curva Nord…

Icardi: Nje dopiete per paqen. Edhe Curva Nord…
Inter Club Staff

Mauro Icardi mund te kete shume difekte, por dicka di ta beje shume mire: te beje gola. 

Dje ne darke ka bere qei gjithe stadiumi te festoje, duke perfshire edhe Curva Nord, me dopieten e tij, pasi kishte kaluar gjashte ndeshje pa shenuar. Nese goli i pare ishte nje dhurate e vogel nga Joe Hart, i dyti ka qene nje fuqi e paster e natyres, nje gol i deshires, nje gol i teknikes. Mbrojtje e topit me kurriz nga porta, rrotullim i kundershtarit, dhe nje goditje e mrekullueshme drejt portes shume afer traverses. Goli dukej sikur u shenua nga dikush me playstation, por jo, ishte Icardi. Ai qe, edhe pse ne anen e kundert te Nord, ka hipur tek reklamat anash stadiumit per te mbledhur te gjithe dashurine e popullit zikalter teksa therrisnin njezeri emrin e tij. Ne kete kampionat ka shenuar 8 gola ne 10 ndeshje sebashku me Ciro Immobile vihen ne radhe pas Dzeko qe ka shenuar 10 te tilla.

Ndoshta edhe per kete motiv, dopieta e shenuar ndaj Torinos mund te perfaqesoje nje gjest paqeje me nje pjese te botes zikalter e cila e kishte degraduar, duke arritur deri ne ate pike ku deklaruan se nuk e njihnin me si kapiten. Shiriti mbeti ne krahun e tij dhe aty do te qendroje. Nuk mbetet gje tjeter vecese te behet tifozllik per te e te mbeshtetet, duke hedhur pas kraheve gjithcka cfare ndodhi. Klubi ka vendosur qe ta denoje duke e detyruar ta ristampoje librin duke hequr kapitullin e Sassuolo-Inter. Nje zgjidhje e situates ndermjet personash inteligjent qe e dine se si nje histori e treguar pak keq mund te nxjerre jashte rrjedhes normale te gjithe. Por tani ka dale dielli ne shtepine zikalter dhe ilaci me i mire per te harruar momentet e kqija jane golat dhe Icardi i ben me shumice. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.