Speciale – Icardi, nje fenomen: Me mire se ai ne moshen 25 vjecare vetem Messi dhe…
Kapiteni i Interit te dielen eshte konfirmuar nje makineri golash qe nuk para gabon: ne moshen e tij Cristiano Ronaldo kishte shenuar me pak gola!
Mauro Icardi vazhdon qe te eci me hapa galopant dhe te rinovoje numrat e tij prej rekordmeni.
Me pokerin e realizuar ndaj Sampdorias, kapiteni i Interit ka kaluar 100 golat ne Serie A, duke arritur keshtu tek nje numer me tre shifra (103 ne total).
Jane numra per te lene mendjen, sidomos nese i shikon argjentinasit karten e identitetit: vetem 25 vjec, veshtire qe mund te gjesh lojtare qe kane shenuar kaq shume ne Europe.
Sipas asaj qe thakson La Gazzetta dello Sport, vetem tre jane lojtaret ne kampionatet me te rendesishem ne Europe qe kane shenuar me shume se Mauro Icardi ne moshen 25 vjecare.
I pari eshte Lionel Messi me Barcelonen i cili deri ne moshen 25 vjecare ka shenuar 169 gola.
I dyti eshte Sergio Aguero i Manchester City me 109 gola deri ne moshen 25 vjecare.
I treti ne liste eshte Wayne Rooney me 107 gola.
Me pas vjen kapiteni i Interit Mauro Icardi dhe pas tij Higuain me 98 gola dhe Cristiano Ronaldo me 97 te tille.
Me te vertete qe Interi ka ne shtepine e saj nje thesar. Nje thesar qe quhet Mauro Icardi.