Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

494 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi nuk harron Interin: “PSG dhe Inter? Ja cfare kane te perbashket. Ne Itali kam marre shume kritika sepse…”

Icardi nuk harron Interin: “PSG dhe Inter? Ja cfare kane te perbashket. Ne Itali kam marre shume kritika sepse…”
Inter Club Staff

Idhulli i femijerise, adaptimi tek Paris Saint Germain, objektivat personale dhe te skuadres. Por edhe e kaluara e tij tek Interi.

Keto jane disa nga temat e diskutuara nga Icardit ne nje interviste te gjate per mikrofoant e DAZN ne Itali.

“Natyrisht qe si te gjithe femijet edhe une e kisha nje idhull dhe e kam thene gjithmone qe ka qene Batistuta”, e nis intervisten e tij ish-kapiteni i Interit.

“Une jam rritur me kete mendim, me pelqente sepse ishte nje lojtar qe bente gola, une isha nje sulmues dhe me pelqente per kete.”

“Ne Itali jam kritikuar shume per faktin se prek shume pak topa, por nese duhet te jem i sinqerte, loja ime ka qene gjithmone keshtu.”

“Te rri ne hije, per te dale ne pah ne momentin e duhur. E duke qene ketu, me klasin qe kane shoket e mi, duke mbajtur topin dhe duke bere lojen tone, mendoj se jam gjithmone gati qe te shenoj kur vjen momenti i duhur.”

“Ne Itali luhet ne nje menyre shume taktike dhe ne Ligue 1 eshte e ngjashme loja. Skuadrat futen te gjitha prapa dhe eshte e veshtire te shenosh.”

“Keshtu, duhet te perfitosh nga momenti i duhur per te shenuar.”

“Kur nje shenon, do te thote se ka kurorezuar punen e tij gjate javes. Eshte nje sforco qe e ben duke sakrifikuar dhe duke jetuar larg nga vendi yt. Te shenosh eshte nje premio.”

PERSHTATJA ME PSG – “Jam pershtatur shpejt me grupin dhe shoket, me ka ndihmuar edhe gjuha spanjolle.”

“Vitin e kaluar ka qene nje vit tranzicioni sepse gruaja ime vazhdoi te jetonte ne Itali dhe femijet ishin ne shkolle. Nuk e dinim se sa do rrinim ketu, duke qene se isha ne huazim dhe nuk mund te zhvendoseshim perfundimisht ne Paris.”

“Ka qene nje vit i veshtire, por kete vit kemi vendosur te kalojme te gjithe ne Paris dhe te fillojme nje jete te re ketu.”

“Jam shume i lumtur. Jam integruar mire. Ne dhomat e zhveshjes jemi nje grup i bashkuar.”

DIFERENCA NDERMJET LIGUE 1 DHE SERIE A – “Jane dy kampionate te ndryshme, ne Itali loja eshte me taktike dhe ne France me pak.”

“Natyrisht qe tani jam te PSG dhe kundershtaret na presin prapa, nuk ka shume hapsira per te luajtur lehte.”

“Nderkohe, tek Interi kishte me shume hapsira, edhe pse varej nga sezoni. Sepse disa here edhe tek Interi kemi pasur te njejtat veshtiresi. Prandaj ndoshta edhe kam qene i mesuar.”

OBJEKTIVI – “Te fitoj sa me shume tituj dhe te bej sa me shume gola. Nuk te them se sa, sepse nuk me pelqen kurre ta them.”

“Por me siguri dua te bej shume per te ndihmuar skudren te fitoje. Me siguri qe do te provojme te fitojme Championsin kete sezon. Eshte ajo qe duam te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.