Gazzetta – Icardi QESH dhe Higuain QAN: Ja pse deri me tani interisti ka anulluar milanistin
Sulmuesi i Inter-it po perjeton nje moment vecanerisht te lumtur, ndersa sulmuesi kuqezi po vuan qe te arrije ne standartet e tij.
Edicioni i perditshem i Gazzeta dello Sport tregon per momentin e vecante qe po perjeton Gonzalo Higuain, i skualifikuar ne kampionat dhe nuk eshte grumbulluar nga kombetarja argjentinase, ndersa bashkepatriotet e tij, po perjetojne momente te kunderta me te.
“Eshte nje periudhe e cuditshme per ‘il Pipita‘.”
“Ai eshte treguar shume i hidhur kunder Juventus-it dhe nuk ka arritur te fitoje besimin tek kombetarja e tij, sepse trajner Scaloni nuk e ka grumbulluar me Argjentine-n”.
“Kombetare ne te cilen, perkundrazi, shkelqejne Paulo Dybala dhe Mauro Icardi, te dy kane realizuar gol ne miqesoren kunder Meksike-s.”
“Lojtari bardhezi, pjese e nje reparte te sulmit ‘HD’ qe ka zgjatur te pakten disa sezone, me ne fund gjen shperthimin per te rifituar nje vend si protagonist tek Juventus-i, qe tashme i perkete Cristiano Ronaldo-s”.
“Nderkohe Icardi, eshte bomber-i tjeter i Milano-s.”
“Pervecse e ngjyrosi zikalter raundin e pare kunder Gonzalo Higuain duke e vulosur derbyn ne minutat e fundit, ka filluar te fitoje besim ne Champions League dhe me kombetaren”.
“Nese nga njera ane interisti po qesh, nga tjetra milanisti po qan…” e mbyll shkrimin e saj Gazzetta fello Sport.