Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

387 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Raport i kendshem me interistet. Golat ndaj Juves? Cfare emocioni. Argjentinasit…”

Icardi: “Raport i kendshem me interistet. Golat ndaj Juves? Cfare emocioni. Argjentinasit…”
Donald Elmazi

Protagonisti i puntates se radhes Drive Inter eshte Mauro Icardi. Sulmuesi i ri zikalter ka folur per aventuren e tij me skuadren e Inter dhe te shkuaren e tij ne Genova dhe ne Barcelone.

Keto jane fjalet e tij:

DOPIETE DHE GOL- Si gjithmone eshte nje emocion i madh per mua dhe per te gjithe lojtaret qe luajne perpara te gjithe atyre njerezve ne nje stadium si Meazza. Sigurisht nje emocion i madh ka qene goli kunder Juventusit. Shume gola me kane hyre ne zemer, ai i Sampdorias kunder Genoas, ishte hera ime e pare ne serie A, ishte bukur. Tek Inter me emocionuesi ka qene ai qe kam shenuar kunder Juventus ne derbin e Italise.

TIFOZET- Gjen gjithmone dike kur del per te ngrene apo kur del per shopping, por edhe ne supermarket. Gjen njerez qe te ben komplimente por edhe njerezet te inatosur pak. Kam nje raport te kendshem me personat, me kerkojne foto dhe une jam i lumtur. Une jam nje lojtar i ri, ndoshta shohin qe mund te kem nje karriere te gjate tek Inter nese bej mire.

KOHA E LIRE- Pushoj kur jam i lodhur, pergjithesisht coj femijet ne shkolle, ne kinema apo per te bere nje xhiro ne qender, bej gjera normale jo gjera te cuditshme.

FALENDERIMET- Duhet te falenderoj mamane time dhe babin tim qe me kane ndihmuar gjithmone edhe kur isha ne Barcelone dhe ata ishin larg. Duhet te falenderoj edhe agjentin tim, Abian Morano qe ka qene si nje shok per mua, nje vella me i madh, me ka bere qe te bej gjithcka me qetesi.

MESSI- E kam njohur kur ishim ne Barcelone. Me kishte derguar nje autografin e tij perpara se te shkoja ne Barcelone, per te me bindur qe te shkoja aty. Une e ndalova me makina dhe u prezantova me te ne nje mbremje. Te gjithe e dime se kush eshte Messi.

SHOKET- Kete vit jam kuptuar mire me Palacion dhe Militon. Kam mesuar shume prej tyre. Ne Barcelone shikoja shume lojtare. Une i shikoj te gjithe dhe mesoj ate qe kam nevoje.

ARGJENTINASIT- Zgjodha te vija ketu edhe per argjentinasit e shumte. Kjo skuader me pelqen qe i vogel. Ka qene e bukur te gjeje shume amerikanojugore tek Inter. Shihemi gati cdo dite, rrime gjithmone bashke, nje lojtar rri me shume me shoket se sa me familjen.

GRUMBULLIMI- Rrija me Chivun ne Pinzolo. Tani me Guarin. Une nuk luaj shume play station.

KOMBETARJA- Midis nesh, argjentinasve ka shume miqesi, un jam i ri dhe nuk duhet te nxitohem per te luajtur boterorin. Nese trajneri ka nevoje per mua dhe me therret ateher do e pranoj, nese nuk me therret nuk ka problem, kam qene i demtuar per disa muaj dhe nuk kam luajtur, ne nje vit te rendesishem si ky.

BARCELONA- Kam menduar gjithmone qe ne Barcelone kam mesuar shume gjera, po kur je mbrapa kupton qe luhet ne nje menyre tjeter. Nje sulmues si une do te kishte shume veshtiresi te luante ne nje skuader si ajo. Une dua te luaj futboll dhe jo te rri ne nje skuader qe me le gjithmone jashte dhe te mos luaj, me mir te rrija ne shtepine time me prinderit e mi.

MILANO- Me mungon pak deti, por eshte nje qytet i bukur. Ne Genova, ne Barcelone ka det. Une skam lindur ne nje vend me det, por me pelqen. Ketu eshte liqeni i Comos. Ne Milano ka shume mundesi per mua qe jam i ri.

GENOVA- Eshte nje qytet shume i qete, darkojme me miqte, shoket e skuadres. Ato tre vite kane qene te bukur per karrieren time, kjo me ka ndihmuar ne futboll. Kam luajtur edhe me te rinjte e Sampdorias, me ka sherbyer sepse ndonjehere te rinjte tek ekipet e medhaja nuk kane besim. Ka qene e rendesishme per mua te luaj nje here tek Sampdoria me pas te vij tek Inter.

FUTBOLLI- Kam filluar te luaj kur isha 4-5 vjec. Ne fillim nuk doja te luaja, ndaloja ne mesfushe, babai me ka shtyre te luaj. Edhe babai im luante futboll, por pasi i vdiq babai nuk luajti me. Keshtu qe ai pa tek mua veten e tij.

MODA- Po, tregoj kujdes ndaj ketyre gjerave, me pelqen te hedh parfum, xhel, te kujdesem per veten para se te dal.

SHKOLLA- Me pelqente, isha mire, kisha nota te larta, isha shume i shkathet edhe pse nuk studioja gjithmone. Shoket mi perserisnin gjerat dhe une i memorizoja.

PENDIME- Asnje, bej ate qe dua.

TRE FJALE- Simpatik, i dashur, kokeforte.


© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.