
Icardi shperthen ne gezim pas fitores: “Di vetem t’ju them se te fitosh ne kete menyre ndaj tyre eshte…”
E vendosi ai. Perseri ai. Mauro Icardi!
Kapiteni i Interit tregohet perseri deciziv ne derbi pas atij te vitit te shkuar ne shtepi ku Interi fitoi 3-2 me tre golat e tij.
Por le te riktehemi menjehere tek derbi i djeshem dhe tek fjalet e kapitenit zikalter:
“Nje ndeshje e luajtur mire qene momentin e pare te lojes dhe qe duhet ta kishim mbyllur shume me pare duke pare sa raste kishim.”
“Por do ju them te verteten: te fitosh nje derbi keshtu eshte spektakolare, eshte nje kenaqesi e pafundme. Nuk ndalesh se gezuari.”
“Ku e kam zerin? Nuk e di, nuk kam me. Kam uleritur shume, shume, shume. Falenderoj te gjithe tifozet. Ata ne San Siro dhe ata ne shtepi. Jane spektakolare.”
Pese gola rresht Milanit: i pari zikalter ne histori.
“Gjeja me e rendesishme eshte se 4 golat e fundit kane sherbyer per te mare fitore. Kur pash krosimin nuk mendova per asgje. Mbrojtesi i tyre po me mbante prej bluze por arrita te shmangesha nga ai.”
Sikur ja ke mare doren golave ne fund ndaj Milanit…
“E perseris, duhej mbyllur ndeshja qe me pare per te mos vuajtur. As ne e as tifozet. Por ne fund ja dolem. Tani duhet te vazhdojme njesoj.”
Emocionet e golit?
“Nuk di si ti shpjegoj. Di te them vetem dicka: kenaqesi e pafundme. Te fitosh keshtu, me nje gol timin ne fund eshte me te vertete nje ndjesi e pashpjegueshme. Festim me bluze si vitin e kaluar? Nuk doja te merja karton te verdhe.”
Tani e ka radhen Barcelona…
“Po, mendjen tek Barca. Sot ne shtepi te gjithe te qete dhe nga neser punojme per ndeshjen e Champions.”