Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,182 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Shume lider te Interi. Ndjehem mire me 4-2-3-1. Argjentina, une jam gati por vendos trajneri”

Icardi: “Shume lider te Interi. Ndjehem mire me 4-2-3-1. Argjentina, une jam gati por vendos trajneri”
Bujar Berishaj

Perkrah Frank De Boer per konferencen per shtyp para ndeshjes se neserme te Europa League, eshte edhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi, qe vjen nga nje dopiete vendimtare te dielen e kaluar kunder Pescaras. Keto jane pergjigjjet e tij per gazetaret e pranishem ne Appiano Gentile:

Sa ka rendesi per Interi qe te gjej nje lider ne fushe qe zgjidh problemet?
“E kam thene gjithmone, ketu ka shume lider, ndonjehere thuhet qe si kapiten duhet ta bej une. Por jemi shume qe duam te dergojme grupin aty ku duam te gjithe. Une jam sulmues, puna ime eshte te sulmoj, por nuk do te thote qe e kam skuadren ne shpatulla sepse ne punojme te gjithe, nga portjeri deri te sulmi dhe tek ata qe futen nga pankina. Secili ka pergjegjesite e tij ne fushe”

Ndiheni i harruar nga Argjentina pavaresisht se po shenoni shume?
“Flitet shume per Kombetaren. E kam thene gjithmone, eshte trajneri ai qe zgjedh. Heren e fundit ka luajtur Pratto, e njohim te gjithe ne Argjentine edhe pse nuk eshte shume i njohur nderkombetarisht. Ka bere mire kudo qe ka luajtur, pastaj zgjedh trajneri. Nuk besoj qe eshte zgjedhje e grupit, kur trajneri do te me therass do te jem gati. Vitin e kaluar kam bere punen time, shpresoj te bej me mire kete vit per ta bindur”.

Cila eshte ndjenja qe provoni kur e dini qe klauzola e Higuain ishte prej 90 milione kurse klauzola jote kalon 100 milionet?
“Higuain i vlen 90 milionet e shpenzuara nga Juventus, pasi qe ka shenuar 36 gola ne Serie A. Cmimin tim e vendos klubi. Messi ka nje klauzole prej me shume se 200 milione, asnje skuader nuk mund t’i paguaj ato shifra. Shifren time e ka vendosur klubi, une jam i lumtur te qendroj ketu sa me gjate qe eshte e mundur”.

Keni thene qe nuk doni te merrni skuadren ne shpatulla. Ndjeheni nje pike referimi per Interin kur shikon veten ne pasqyre?
“Nuk kam thene qe nuk dua te marr skuadren ne shpatulla, deri tani kam shenuar dhe eshte ajo qe duhet te bej. Po kur shenoj paguhet puna e te gjitheve, nga shoket te stafi. Te gjithe duhet te japim kontribut. Ne futboll flitet per gola dhe une duhet t’i shenoj, per kete flitet per mua. Por secili duhet te jap dicka me shume, eshte keshtu se si ndertohet skuadra”.

Ne prag te ndeshjes me Juventus, me cilin modul mendoni se ndjeheni me mire?
“Ndjehem mire me modulin e Pescaras, pra 4-2-3-1, kemi lojtare me kualitete qe me dergojne te porta. Si sulmues dua te shenoj. Kur kam tre lojtare pas meje ose ne krah eshte shume e rendesishme. Ne ndeshjen e pare moduli 3-5-2 jo shume i njohur per ne, nuk e perdornim nga kohet e Mazzarrit. Nuk ishim te mesuar, trajneri ka dashur ta provoj dhe eshte pare qe nuk ishim ne me te miren tone. Pastaj me 4-2-3-1 qe perdornim me Mancinin jemi ndjere mire, e njohim. Une s’jam trajneri dhe nuk zgjedh modulin, por preferoj kete”.

Si ja del nje lojtar qe te mos mendoj qe te dielen eshte Juventus?
“Eshte e drejte qe te mendohet per ndeshjen me Juven, eshte e rendesishme. Por jemi profesionist dhe e dime qe neser eshte nje ndeshje gjithashtu shume e rendesishme, ne Europe. Vitin e kaluar donim te shkonim ne Champions, tani duhet te bejme mire ne EL. Keshtu do te mesohemi per te luajtur ne Champions. Duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje”.

Ka pasur krahasime mes teje dhe Ronaldos. Ai ka fituar menjehere Kupen UEFA. Cfare do te benit per te fituar kupen ne Maj ashtu si ai?
“Ronaldo ka qene sulmuesi me i mire i historise, nuk ekziston krahasimi. Do te me pelqente te fitoj nje kupe, dua te fitoj me kete skuader dhe te fitoj kupen si kapiten do te ishte akoma me e bukur”.

Deri tani keni shenuar 2 gola me koke, ne te kaluaren shenoje me pak. Jane me te zote shoket ne assiste, po punoni ne kete drejtim apo eshte vetem fat?
“Kete vit kam shenuar 2 gola me koka sepse kemi lojtare si Candreva dhe Banega qe jane te mire ne krosime. Nuk e di pse shenoja me pak me koke, kur isha i vogel shenoja shume. Besoj eshte ceshtje fati, topi me vinte me shume ne kembe. Une stervitem gjithmone per t’u permiresuar, duhet te jem gati kur topi vjen. Vitin e kaluar kam shenuar edhe me gjoks (qesh)”.

Pese mbrojtes te Hapoel Beer-Sheva ishin ne fushe me Izraelin kunder Italise, eshte nje sfide per ty?
“E kam pare pak ndeshjen, nuk i njihja. Atyre u pelqen te luajne me topin dhe s’kane frike, por nese i bejme gjerat mire atehere mund t’i veme ne veshtiresi. Nese bejme presing te lare dhe provojme te rekuperojme topin cdo skuader, edhe duke luajtur mire, mund te vuaj. Do te provojme ta bejme mire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.