Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

541 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi sot ka pergatitur nje takim me grupin: ja cfare pritet te ndodhe! Ai do te flase me ta e do te mundohet te sqaroje gjithcka!

Icardi sot ka pergatitur nje takim me grupin: ja cfare pritet te ndodhe! Ai do te flase me ta e do te mundohet te sqaroje gjithcka!
Inter Club Staff

Mauro Icardi do te grumbullohet ndaj Lazios e tashme nuk ka asnje dyshim. 

Sipas Gazzetta dello Sport, dita e sotme do te jete nje nga ditet me te rendesishme qe prej rikthimit te Mauro Icardit ne stervitje dhe rifillimit te stervitjes me shoket e skuadres.

Te pakten qe tani e deri ne fund te gares per nje vend te Champions League mendohet se ka nje pakt te Interit dhe Icardin per ta mbyllur sa me mire sezonin e me pas do te vendoset se cfare do te ndodhe.

Por e perditshmja italiane shkon edhe me tej dhe shpjegon ate qe ndodhi dje dhe ate qe pritet te ndodhe sot: “Operacioni kthimi i humorit ne skuader parashikonte nje ndeshje stervitore ku ata do te luanin ne te njejten skauder. Nje video ne rrjetet sociale tregon nje dialog (te pakten ne fushe) te rigjetur ndermjet tyre dhe nje ulje tonesh.”

“Ne kete video eshte pare Mauro Icardi brenda Interit dhe shoku i tij Ivan Perisic duke krijuar aksione se bashku.”

“Gjithesesi sot Mauro Icardi ka parashikuar qe te flase me te gjithe skuadren qe me ne fund eshte e plote ne Appiano dhe qe te mbylle njehere e pergjithmone kete ceshtje edhe ne prezence te Luciano Spallettit.”

“Ai sot pritet qe te sqaroje gjithcka me shoket dhe qe te gjithe bashke te vendosin qe ta lene pas shpines te gjithe kete ndodhi te pakten deri ne fund te sezonit.”

“Grupi eshte zhgenjyer shume nga Icardi ne keto 40 dite, sepse do ta kishte dashur shume me heret kete perballje sqaruese por e kane mirepritur kete vendim te Icardit.”

Deri ne mesdite priten detaje te tjera rreth ketij takimi Icardi-skuader ku te gjithe presin lajme pozivite. Per te miren e Interit natyrisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.