Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

995 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Spalletti na ka provokuar pak, sot u pa kualiteti. Golat e mi…”

Icardi: “Spalletti na ka provokuar pak, sot u pa kualiteti. Golat e mi…”
Inter Club Staff

Pas vershellimes perfundimtare te arbitrit, Mauro Icardi eshte ndalur tek mikrofonat e Premium Sport.

Icardi sot shenoi golin e 100 ne Serie A me Interin dhe jo vetem, me pas me pokerin e tij, argjentinasi shkoi ne kuoten e 103 golave.

Ja fjalet e kapitenit zikalter pas ndeshjes:

“Eshte nje buzeqeshje qe duhej dhe na mungonte.”

“Kunder Napolit kemi bere nje ndeshje sakrifice, por sot duhet te ishim ne zot te situates dhe beme gjithcka shume mire.”

“Qe nga menyra se si e nisem lojen u pa qe gjerat i kishim nisur mire, me pas u pa edhe rezultati.”

“Sot mendoj se u pa edhe kualiteti, pastaj ka momente qe mund te behen me mire natyrisht, por mendoj se tranjeri na provoloi pak me ato deklarata.”

Image may contain: 3 people, people smiling, people playing sports and outdoor

“Ai di me mire se te gjithe se si te perballet me ato situata. Ne i degjuam dhe reaguam.”

“Eshte nje arritje shume e madhe per mua te shenoj 100 gola me Interin, por nuk e prisja te beja kater gola sot, ka qene nje ndeshje shume e mire.”

“Ne kete stadium kam bere golin tim te pare ne Serie A, kam bere edhe nje kater golesh, mbase eshte fati, por pertej golave te mi, jam i lumtur per rezultatin e arritur nga skuadra dhe qe fituam.”

“Ka qene nje perudhe shume e keqe sepse kam humbur disa ndeshje dhe nuk kam mundur te ndihmoj shoket e skuadres per ate problem te vogel, por tani ka kaluar dhe jam ne dispozicion te skuadres. Duhet te vazhdoj keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.