Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

836 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Icardi te Juventusi? Do ju them nje ‘sekret’, tifozeve te Interit nuk do ‘i plaste’ fare: ja pse!”

“Icardi te Juventusi? Do ju them nje ‘sekret’, tifozeve te Interit nuk do ‘i plaste’ fare: ja pse!”
Inter Club Staff

Luciano Bruni, tranjeri i pare italian i Mauro Icardit, eshte intervistuar diten e sotme nga mediat italiane per nje mundesi qe Icardi te transferohet perseri ne Itali, por kesaj radhe te Juventusi.

Ai eshte shprehur keshtu: “Eshte ende nje lojtar shume i ri, e shikon porten si pak lojtare ne bote dhe te klubi i tij nuk luan rregullisht.”

“Me shume se per kolektivin, Mauro luan per te shenuar gola. E mbase kjo mund te ndihmoje cdo skuader ku ai do te shkoje.”

“Te Juventusi mendoj se do bente shume mire nje lojtar si ai, duke qene se nuk ka shume mundesi ne merkato me cmim te ulet per kete rol.”

“Mauro do te ishte shume i lumtur te rikthehej ne Itali sepse mbi te gjitha do te luante me shume minuta loje.”

“Por nuk do te kishte asnje dyshim se sa mire do te bente ai sepse Serie A e njeh teper mire duke pare eksperiencat e kaluara.”

Nje blerje e Icardit nga ana e Juventusit do te destabilizonte tifozet e Interit?

“Do ju them nje sekret, qe i tille nuk eshte aspak. Sepse them sekret me shume per shaka. Kur Icardi eshte larguar, nuk kam pare ndonje tifoz te merzitur.”

“Mendoj se ne kete moment tifozi interist eshte i pari ne klasifikim dhe vjen nga nje sezon ku eshte shpallur kampion. Per mendimin tim nuk do i plaste fare se si shkon kjo tratative. Per ta shkon apo jo te Juventusi, eshte dicka pa rendesi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.