
Icardi thyen nje rekord tjeter: Askush sulmues qe nga 1960 si argjentinasi
Sulmuesi zikalter diten e marte ka vendosur nje rekord te ri personal per golat ne Serie A.
Me golin e sigluar ndaj Cagliarit, Mauro Icardi vendosi nje rekord te ri per shenimin e golave ne kampionatin italian.
Por jo vetem, sepse duke kapur kuoten e 25 golave, Maurito ka arritur rekordin e dy lojtareve te shenjte si Ronaldo Fenomeni dhe Zlatan Ibrahimovic, edhe ata me 25 gola secili ne kampionat.
Por argjentinasi ka edhe pese ndeshje per te luajtur dhe mund te shenoje akoma per te permiresuar rekordin e tij.
Pas 1960 askush nuk ka arritur te beje me mire se sa Icardi qe po thyen rekord pas rekordi.
“Kunder Cagliarit Icardi ka ndryshuar tendencen negative ne 3 ndeshjet e fundit ku ka qene pak i perfshire ne loje dhe nuk ka shenuar: te marten ka prekur 31 topa, dhjetra me shume se sa mesatarja e 2017-18 dhe ka luajtur shume per shoket ku dha edhe nje super assist per Karamoh.”
“Icardi ka nje mesatare goli cdo 101 minuta. Deri me tani ka luajtur 29 ndeshje ne Serie A dhe ka shenuar vetem ne 14 ndeshje: rezultatet jane nga ana e tij duke qene se Interi ka fituar 11, 2 barazime dhe ka humbur vetem nje ndeshje kur ai ka shenuar.”
“Tjeter e dhene qe te ben te kuptosh se Icardi po kalon nje sezon te mrekullueshem dhe se mund te beje me mire se Ronaldo dhe Ibra eshte fakti se ai ka nje mesatare gjuajtjesh ne porte prej 1,59 per ndeshje ne krahasim me 0.68 qe kane lojtaret e tjere ne rolin e tij.”
“Perqindja realizuese e Icardit eshte 34% qe eshte dyfish me e larte se te gjithe koleget e tij qe e kane vetem 16%.”
Numra te pabesueshem por per fatin e keq, Mauriton me shume mundesi nuk do e shohim dot ne Boterorin e Rusise me Argjentinen. Ai eshte perjashtuar nga ky eveniment ne menyre te pakuptimte nga tranjeri Sampaoli.