Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,206 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Une nuk jam bad boy! Milito nje shembull per mua dhe tifozeve u them…”

Icardi: “Une nuk jam bad boy! Milito nje shembull per mua dhe tifozeve u them…”
Ardi Deda

Mauro Icardi eshte intervistuar nga Marco Barzaghi, interviste qe do te trasmentohet, pak pas ores 13, ne Italia Uno.

Ka qene viti me i rendesishem i jetes tuaj (edhe per jeten private). Jeni shenjteruar?

“Ai i cili ka bere historine tek Inter si Zanetti ose Milito eshte shenjteruar, ndersa une sapo kam filluar. Ishte viti im i pare, kam bere me te miren qe mund te beja edhe per shkak te demtimit. Vitin tjeter do te rifilloj nga zero dhe do filloj nje vit te ri ne nje forme me te mire”.

Keni pasur ndonje moment kur keni menduar se nuk do ia dilni?

“Nuk i prisja keto 8 gola. Kur nuk isha mire, dhe ndieja shume dhimbje per shkak te pubalgjise, nuk arrija as dhe te levizja. Kam bere me te miren per te rekuperuar dhe per te ndihmuar skuadren”.

 Te jep bezdi te keni etiketen bad boy sic i ndodh Balotellit?

“Kjo eshte ajo cfare thone njerezit, por sigurisht nuk jam bad boy. Jam gjithmone ne shtepi me familjen. Edhe Mario nuk eshte nje bad boy, njerezit mund te flasin mire ose keq, si te ghithe. Jemi personazhe publike, mund te na admirojne, kritikojne ose te flasin mire”.

Thohir thote qe ti dhe Kovacic jeni te rendesishem per te ardhmen. Jane fjale qe ju gezojne?

“Sigurisht, me behet qejfi qe presidenti flet mire per mua, Mateon ose te tjeret, por ne duhet te tregojme gjithcka ne fushe, gjerat tregohen me fakte ne fushe, dhe jo me fjale”.

Si i keni raportet me trajnerin?

“Te mira. Nuk njiheshim, ne fillim kemi pasur nje bisede te mire dhe aty nisi nje raport i mire”.

Pra, nuk eshte e vertete qe Mazzarri nuk i fut te rinjte ne fushe?

“Sigurisht. Nuk eshte e vertete. Une dhe Mateo jemi me te rinjte dhe jemi duke luajtu. Ndoshta ne fillim Mateo luante me pak, por tani po luan me shume, por trajneri nuk ka probleme me te rinjte”.

Icardi njeriu derby?

“Te shpresojme, do te ishte e bukur. Por me pare te luajme, me pas do te themi dicka duke pare rezultatin final te ndeshjes”.

Inter eshte nje hap larg Europes, gati per ta mbyllur mire sezonin?

“Kete gje e duam te gjithe sepse eshte objektivi i te gjitheve, per ne eshte nje gje e bukur. Duam te arrijme ne Europe, mungojne 3 ndeshje dhe duhet te japim 200% per keto ndeshje”.

Do te jete derby i fundit per shume lojtare qe kane shkruar historine e Interit. Cfare keni per te thene? Je gati per te pasuar trashegimine e tyre?

“Per kete jo, ne fillim eshte thene qe isha pasuesi i Milito, por per te bere ate qe ka bere ai me mungon akoma shume. Ai dhe Zanetti kane shkruar historine e Interit, me kane ndihmuar shume, Zanetti eshte e i pari me te cilin kam folur, ndersa une dhe Milito luajme ne te njejtin rol dhe me ka ndihmuar gjithmone per te bere mire”.

Nje premtim per tifozet e Interit per te ardhmen?

“Une nuk duhet te bej premtime, por duhet vetem te bej ate qe duhet te bejne te gjithe lojtaret: te jap maksimumin per fanellen”.

Si perfundon te dielen?

“Kete nuk mund ta dijme”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags